Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2023, 14:26

Punëtorë të huaj me leje unike në Shqipëri - Gati udhëzimi/ Aplikim onlilne për t’u punësuar, përgjigja u del pas 2 javëve

Nga SCAN TV
Punëtorë të huaj me leje unike në Shqipëri - Gati

Autoritetet shtetërore kanë filluar lëvizjet e para ku pretendohet të mbështesin bizneset në kërkesën e tyre për fuqi punëtore të huaj.

Në Udhëzimin e fundit të përbashkët mes Ministrisë Së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Brendshme parashtrohen pikat dhe çështjet kryesore për krijimin e një leje unike ku kërkesa do të bëhet online.

Në udhëzim cilësohet se për kategoritë e të huajve, punëmarrës, punonjës stinor apo me klualifikim të lartë etj kërkesat do të shqyrtohen fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, që mbulon territorin ku aplikanti i huaj kryen aktivitetin.

Ndërsa, Brenda 2 javëve nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore autoriteti përgjegjës kthen përgjigje përmes sistemit elektronik për aprovim apo të refuzim të kërkesës për miratim të punësimit.

Në rast se do të duhet ripërsëritje të lejes, do të ndiqet e njëjta procedurë si aplikimi apo punësimi për herë të parë, por përjashtohet kushti i shppalljes së vendit të lirtë të punës.

Ndrërkohë nëse një person i cili është miratuar punësimi dhe më pas revokohet, autoriteti përgjegjës përmes sistemit online kthen përgjigje duke dhënë arsyet e revokimit për punësim.

Referuar udhëzimit, autoritetet shtetërore përgjegjëse për çështjet e kufirit dhe migracionit, autoritetet që mbulojnë çështjetet punësimit të të huajve, si dhe ato të sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe public koordinohën dhe shkëmbejnë informacion për rastet e refuzimit dhe anulimit të lejes unike.

Deri më tani, Shqipëria ka dhënë provat që është përdorur si trampolinë për punonjësit e vendeve aziatike të cilët janë punësuar në sektorë të ndryshëm, e më pas janë larguar drejt vendeve të Bashkimin Europian.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat