Europa Postuar më 8 Shkurt 2023, 11:21

113% më shumë para false në Qipro / Në 2022–shin, 451 kartmonedha të falsifikuara u hoqën nga qarkullimi

Nga SCAN TV
113% më shumë para false në Qipro / Në 2022–shin, 451

Në vitin 2022, 451 kartëmonedha euro të falsifikuara u hoqën nga qarkullimi në Qipro, një rritje prej 113,7% krahasuar me një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane, rreth 376 mijë kartëmonedha euro të falsifikuara të prerjeve të ndryshme u tërhoqën në vitin 2022 në zonën euro, që përfaqëson një rritje prej 8.4% krahasuar me vitin 2021.

Sipas një deklarate të Bankës Qendrore të Qipros, kjo ishte pjesërisht për shkak të rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik në vitin 2022 pas heqjes së shumicës së masave kufizuese Covid-19. Kartëmonedhat me prerje 50 dhe 20 euro vazhdojnë të kenë shkallën më të lartë të falsifikimit, duke zënë pak më pak se dy të tretat e totalit. Sipas të dhënave të BQE-së, kartëmonedha 50 euro përbënte 40% të të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara, ndërsa kartëmonedha 20 euro ishte e dyta me 23.6%.

Banka Qendrore e Qipros tha se kartëmonedha 10 euro kishte shkallën më të lartë të falsifikimit në Qipro, duke zënë 40.8% të totalit. Ajo vuri në dukje se numri i kartëmonedhave euro të falsifikuara në qarkullim mbetet shumë i vogël në krahasim me numrin e kartëmonedhave origjinale euro në qarkullim.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat