Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2023, 10:58

Nisin shpronësimet në zonën e re për zhvillim në Spitallë, Bashkia Durrës – 99 milion lekë për përfituesit

Nga SCAN TV
Nisin shpronësimet në zonën e re për zhvillim në

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, për shpronësim dhe/ose shkëmbim të pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, në zonën e re për zhvillim në Spitallë, Bashkia Durrës –“Rikonstruksioni i rrugëve ‘Miqësia’ dhe ‘Azem Hajdari’, loti III –rruga “Azem Hajdari”, loti IV –rruga ‘Vala e Detit’”.

Njësia zbatuese për këtë projekt është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Personat e prekur nga ky shpronësim dhe/ose për shkëmbim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur.

Kërkesa për shpronësim dhe/ ose shkëmbimin e pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, është me vlerë totale paraprake të kompensimit nga shpronësimi prej 99,138,054.44 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e tridhjetë e tetë mijë e treqind e pesëdhjetë e katër pikë dyzet e katër) lekësh.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Shkurt

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan pas një rritje graduale përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat