Kredia, në rritje për të gjitha rrethet - Kryeson Tirana me 14%. Elbasani, kredia për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total arriti në vlerën e 249 miliardë lekëve duke shënuar vlerën më të lartë të huamarrjes. Kjo rritje fiksohet në 2% krahasuar me tremujorin paraardhës dhe me 12% ose 26 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021
Huatë për individë sipas rrethit, krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë, rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira në raport. Kështu, rrethi i Tiranës shënon rritjen më të madhe për sa i përket huave, rreth 14% fiksohet rritja për këtë rreth ose shprehur në vlera monetare do të ishte rreth 19 miliardë lekë. Rritje të konsiderueshme kanë edhe rrethet si ai i Durrësit, ku rritja në totalin e huave fiksohet në 13% dhe rrethi i Korçës për të cilin, rritja për tremujorin e katërt arrin në vlerat e 9.61% si dhe Elbasani me 8.62%. Për rrethe si Vlora, Fieri dhe Shkodra rritja në totalin e huave për tremujorin e katërt përllogaritet në rreth 6%.
Totali i huave që gëzon rrethi i Tiranës për tremujorin e katërt të 2022, është në nivelin e reth 162 mld lekë. Krahasimi me tremujorin që lamë pas tregon se ky rreth shënoi rritje me 1.99% ose shprehur në vlerë monetare do të ishte 3.2 mld lekë në totalin e huave për individë. Nga ana tjetër, rrethi i Vlorës dhe i Fierit kanë pësuar një rënie të lehtë të huavë për individë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, kjo rënie përllogaritet në rreth 0.5%.
Huatë për individë sipas qëllimit ndahen mes tre kategorive, ku dy kryesoret janë huaja konsumatore dhe huaja për blerje banesash. Nëse ndalemi tek huatë për blerje banesash, vihet re që ritmet e rritjes së saj janë mbi ato të huasë për atë rreth, pra në rast se portofoli i huasë në Elbasan për individët është rritur me 8.6%, huaja për blerje banese është rritur me 16.2%. Elbasani qëndron në vend të parë përsa i përket termave të rritjes së huasë për blerje banese, më pas ndjek Tirana me 15.7%, Shkodra 15.6% dhe Durrësi me 14.1%. Nga krahu i kundërt është Fieri me vetëm 7.4%. Sakaq, shohim që dy prej rretheve shënojnë tkurrje të portofolit të kredisë në segmentin e huasë konsumatore dhe respektivisht janë Shkodra me -3.3% dhe Vlora -1.9%. Këto shifra vijnë në një vit krize të rëndë për konsumatorin si rrjedhoje e inflacionit dhe rritjes rekord të çmimeve të produkteve të konsumit.
Ilda Methasani / SCAN
Sondazh

Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 30 mijë euro për tërmetin në Turqi - Morina, Thirrje qeverisë shqiptare: Sigurimi i pronës duhet të jetë me detyrim
Gjatë 2022 grupi i sigurimeve Eurosig-Insig Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri dhe Kosovë, ka realizuar mbi 60 milionë euro prime nga ku ka paguar rreth 20 milionë......

Sa kushton të investosh në panele diellore? - Papaj: Kosto për konsumin mesatar të familjeve, si ndryshon kthimi i investimit për bizneset
Viti 2022 shënoi rritje të interesit për instalimin e paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë, si nga bizneset ashtu dhe nga konsumatorët familjarë.......

Familjet në nevojë, më të diskriminuarat për energjinë - Gajda: U rritën rastet në 2022, i vetmi sektor që shteti nuk është interesuar
Më së shumti krizën ekonomike në vend e ndjejnë familjet me ndihmë ekonomike për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Nga ankesat që janë dorëzuar......

Sa mjaltë blejmë nga jashtë? - Prodhimi vendas sfumon markat e huaja, eksporti i papërfillshëm
Bletaria ka njohur një rritje të konsiderueshme, pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar dhe së shpejti pritet të hyjë në fuqi......

Shitet koncesioni i aeroportit të Vlorës - Pacolli blen me 4'450 euro aksionet e turqve, bëhet zotërues i 98% të kuotave
Kompania Mabco Constructions, e biznesemeni Behgjet Pacolli, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi......

Nis numërimi i popullsisë dhe banesave - Ngrihet regjistri statistikor për çdo pronë në Shqipëri
Pas 12 vitesh, do të nisë sërish i numërimi i popullësisë dhe banesave. Ky proces është thelbësor për krijimin e politikave të mbështetura në statistika, dhe......

Ishulli që ekzistoi vetëm shtatë vjet!
I lindur nga shpërthimi i Tonga në 2015, ishulli Hunga Tonga Hunga Ha'apai u shkatërrua në 2022. A ju kujtohet shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga Hunga......

Pse Turqia është një zonë me rrezik shumë të lartë tërmetesh?!
Tërmete të fuqishme tronditën Turqinë dhe Sirinë. Por pse ajo zonë është kaq e prirur ndaj tërmeteve? Për fat të keq, do të duhet shumë kohë përpara se të......