Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 30 mijë euro për tërmetin në Turqi - Morina, Thirrje qeverisë shqiptare: Sigurimi i pronës duhet të jetë me detyrim

Gjatë 2022 grupi i sigurimeve Eurosig-Insig Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri dhe Kosovë, ka realizuar mbi 60 milionë euro prime nga ku ka paguar rreth 20 milionë euro dëmshpërblime.
Gjithashtu ka shënuar rritje dyshifrore, duke zënë vendin e dytë në tregun e sigurimeve dhe vendin e parë në sigurimet motorike me mbi 24 %. Grupi Eurosig-Insig shënoi rritje me rreth 20% në pagesat e dëmeve, duke kaluar mesataren e tregut.
Ndërkaq, grupi ka performuar në përputhje me objektivat e vendosura për vitin 2022 nga ku ka rezultuar në tejkalim plani. Investimet në grup janë shtuar në mbi 20 milionë euro vetëm gjatë 2022, gjithashtu ishte vit sfidues pasi Eurosig mori mazhorancën prej 66 % të UBA Bank në Shqipëri. Investimet e Grupit do të vijojnë edhe në të ardhmen në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
Numri i klientëve që kanë siguruar pronën është rritur me 3.2% gjatë 2022. Në fjalën e tij Moria, shprehu edhe keqardhjen për viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi, dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara, ai bëri me dije se grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhurojnë 30,000 euro.
“Me këtë rast dua të shpreh keqardhjen time për viktimat e tërmeteve shkatërruese në Turqi, uroj që familjet e dëmtuara të rikuperohen sa më shpejt të jetë e mundur. Duke ndjekur situatën e rëndë atje, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank akordojnë 30,000 euro në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmetet e frikshme”, u shpreh ai.
Duke u kthyer pas në kohë e duke kujtuar tërmetin e 2019, ku trtegu i sigurimeve vërtetoi që është i mirëkapitalizuar, pasi rimbursoi rrethg 50 milionë euro për dëmet e shkaktuara, Morinaj u ka bërë thirrje qeverisë Shqiptare që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm.
“I bëj thirrje Qeverisë shqiptare që ta bëje të detyrueshëm sigurimin e Pronës dhe në këtë mënyrë Qeveria nuk ka pse të lodhet akoma me rindërtimet e tërmetit, pasi këto do i kishin kryer kompanite e sigurimeve. Sigurimi i pronës siguron që të dëmtuarit nuk do ta kalojnë jetën nëpër çadra, por do të rimbursohen në kohë rekord.", tha Morinaj.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Sa kushton të investosh në panele diellore? - Papaj: Kosto për konsumin mesatar të familjeve, si ndryshon kthimi i investimit për bizneset
Viti 2022 shënoi rritje të interesit për instalimin e paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë, si nga bizneset ashtu dhe nga konsumatorët familjarë.......

Familjet në nevojë, më të diskriminuarat për energjinë - Gajda: U rritën rastet në 2022, i vetmi sektor që shteti nuk është interesuar
Më së shumti krizën ekonomike në vend e ndjejnë familjet me ndihmë ekonomike për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Nga ankesat që janë dorëzuar......

Sa mjaltë blejmë nga jashtë? - Prodhimi vendas sfumon markat e huaja, eksporti i papërfillshëm
Bletaria ka njohur një rritje të konsiderueshme, pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar dhe së shpejti pritet të hyjë në fuqi......

Shitet koncesioni i aeroportit të Vlorës - Pacolli blen me 4'450 euro aksionet e turqve, bëhet zotërues i 98% të kuotave
Kompania Mabco Constructions, e biznesemeni Behgjet Pacolli, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi......

Nis numërimi i popullsisë dhe banesave - Ngrihet regjistri statistikor për çdo pronë në Shqipëri
Pas 12 vitesh, do të nisë sërish i numërimi i popullësisë dhe banesave. Ky proces është thelbësor për krijimin e politikave të mbështetura në statistika, dhe......

Ishulli që ekzistoi vetëm shtatë vjet!
I lindur nga shpërthimi i Tonga në 2015, ishulli Hunga Tonga Hunga Ha'apai u shkatërrua në 2022. A ju kujtohet shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga Hunga......

Pse Turqia është një zonë me rrezik shumë të lartë tërmetesh?!
Tërmete të fuqishme tronditën Turqinë dhe Sirinë. Por pse ajo zonë është kaq e prirur ndaj tërmeteve? Për fat të keq, do të duhet shumë kohë përpara se të......

Tërmeti në Turqi dhe impakti në politikat e vendit - Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve dhe kriza ekonomike
Pasojat totale të tërmetit të fortë që goditën jugun e Turqisë dhe provincat fqinje në Siri nuk pritet të vlerësohen brenda një kohe të shkurtër. Sizmiologët......