Ishulli që ekzistoi vetëm shtatë vjet!

I lindur nga shpërthimi i Tonga në 2015, ishulli Hunga Tonga Hunga Ha'apai u shkatërrua në 2022.
A ju kujtohet shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga Hunga Ha'pai në vitin 2021? Ishte 15 janari dhe për të u fol me ditë të tëra, sepse ishte një shpërthim veçanërisht spektakolar, më i dhunshmi i shekullit të 21-të, i cili ngriti një shtëllungë uji dhe avulli mbi 50 kilometra të lartë dhe shkaktoi një cunami, efektet e të cilit u ndjenë deri në Peru. Ai shpërthim pati gjithashtu një efekt tjetër anësor, më pak të diskutuar, por që tani bëhet objekt i një studimi të botuar në mBio: shkatërrimi i një ishulli të lindur vetëm shtatë vjet më parë pas një tjetër shpërthimi, dhe në të cilin shkencëtarët kishin gjetur gjurmë jete veçanërisht interesante.
Tonga ngrihet mbi një nga zonat vullkanike më aktive në planet, dhe vullkani Hunga Tonga ka qenë veçanërisht i zënë vitet e fundit. Pas një shpërthimi të përmasave të respektueshme në vitin 2009, ai që ndodhi midis 2014 dhe 2015 prodhoi madje një ishull të ri, të formuar më 16 janar 2015 dhe që, sipas ekspertëve, duhej të kishte vetëm pak muaj për të jetuar. Në fakt, ishulli, i pagëzuar pa imagjinatë Hunga Tonga Hunga Ha'apai, i mbijetoi periudhës kritike, deri në pikën që një ekip nga Universiteti i Boulder, Kolorado, vendosi në fillim të vitit 2015 të ndërtonte një kamp bazë të përkohshëm: qëllimi i tyre ishte të monitoronin jetën e hershme të një ekosistemi të ri dhe zbulonin se si (dhe në çfarë rendi) jeta do ta kishte kolonizuar atë.
Ekipi priste të gjente në ishull bashkësi mikroorganizmash të ngjashëm me ata që formohen, për shembull, pas tërheqjes së një akullnaje. Në vend të tyre, megjithatë, ata gjetën baktere të një lloji tjetër, të cilat për metabolizmin e tyre përdorin squfurin dhe gazrat e tjerë të pranishëm në atmosferë dhe që rrjedhin nga shpërthimi vullkanik. Një komunitet i ri dhe befasues, i cili megjithatë nuk zgjati shumë: shpërthimi i janarit 2021 zhduku ishullin Hunga Tonga Hunga Ha'Pai, duke realizuar kështu, shtatë vjet me vonesë, profecinë e ekspertëve të lartpërmendur. Nicholas Dragone, autori i parë i hulumtimit, thotë se ekipi i tij po pret lindjen e një ishulli tjetër të ngjashëm për të vazhduar punën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse Turqia është një zonë me rrezik shumë të lartë tërmetesh?!
Tërmete të fuqishme tronditën Turqinë dhe Sirinë. Por pse ajo zonë është kaq e prirur ndaj tërmeteve? Për fat të keq, do të duhet shumë kohë përpara se të......

Tërmeti në Turqi dhe impakti në politikat e vendit - Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve dhe kriza ekonomike
Pasojat totale të tërmetit të fortë që goditën jugun e Turqisë dhe provincat fqinje në Siri nuk pritet të vlerësohen brenda një kohe të shkurtër. Sizmiologët......

Shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, do të pezullojë transfertat në dollarë amerikanë!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, do të pezullojë depozitat dhe tërheqjet në dollarë amerikanë, tha kompania pa dhënë një arsye për......

Korea e Veriut, rekord në vjedhjen e kriptove - Pheniani ka përvetësuar më shumë se çdo vend tjetër në vitin 2022
Korea e Veriut vodhi më shumë asete kriptomonedhash në vitin 2022 se në çdo vit tjetër duke synuar rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të......

Italia, qendra e energjisë për Europën - Kryeministrja Meloni: Do të përdorim fondet e BE
Italia synon të përdorë fondet që vijnë nga Bashkimi Europian sipas të ashtuquajturit plani REPowerEU për të zhdukur varësinë nga gazi rus dhe për ta kthyer......

Google prezanton Bard A.I. - Një përgjigje kundër ChatGPT
Google prezantoi një teknologji chatbot të inteligjencës artificiale të quajtuar Bard, në pritje për të dalë në treg javët e ardhshme. Bard do të konkurrojë......

Franca, në grevë kundër reformës së pensioneve - Debate të ashpra në parlament mes opozitës dhe qeverisë
Debate të ashpra në parlamentin e Francës rreth reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron, në një moment që qeveria mbronte me......

BP regjistron 28 miliard dollarë fitime - Kompania shënoi një rekord të ri për vitin 2022
British Petroleum raportoi një fitim rekord prej 28 miliardë dollarësh në vitin 2022, nxitur dhe nga një rritje e çmimeve të energjisë që nga pushtimi rus i......