Franca, në grevë kundër reformës së pensioneve - Debate të ashpra në parlament mes opozitës dhe qeverisë

Debate të ashpra në parlamentin e Francës rreth reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron, në një moment që qeveria mbronte me këmbëngulje projektin e saj.
Kryetari i parlamentit, Yael Braun-Pivet, u detyrua të ndërhyjë disa herë për të kërkuar qetësi teksa opozita ndërpriste fjalën e ministrit të punës Olivier Dussopt. Ky i fundit pranoi se reforma ishte e vështirë, por gjithashtu shprehu bindjen se ajo tregonte një kurajo që të tjerët nuk e kane pasur. Ai këmbënguli se asnjë gënjeshtër apo hile nuk do të mjaftojnë për të mbytur një të vërtetë të thjeshtë: Sistemi I pensioneve në vend vuan nga një deficit strukturor.
Franca sot përballet me grevën e tretë mbarëkombëtareqë kur qeveria prezantoi planin për rritjen e moshës së pensionit me dy vjet në 64 vjec, me sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit të energjisë, mësuesit, nëpunësit civilë dhe të tjerë.
Më shumë se 1.2 milionë persona morën pjesë në protestat gjatë ditës së fundit të grevës të martën më 31 janar, pak më shumë se në demonstratën e parë mbarëkombëtare më 19 janar. Kryeministrja franceze Elisabeth Borne propozoi dy ditë më parë zbutjen e lehtë të planeve të qeverisë, duke lejuar disa njerëz që filluan punë para se të mbushnin 22 vjeç, që të dilnin në pension të parakohshëm, me shpresën për të fituar mbështetjen e konservatorëve në parlament.
Deputetët e opozitës kritikojnë ashpër reformën e propozuar. Ata theksuan se francezët kanë të drejtë të protestojnë dhe u bënë thirrje atyre që të bashkohen këtë të martë por dhe të shtunën pasi është e vetmja mënyrë për t'iu kundërvënë qeverisë. Të tjerë e cilësuan reformën si të padobishme, të padrejtë dhe kundërproduktive.
Shërbimet e trenave dhe linjat ajrore franceze janë ndërprerë në kuadër të grevës mbarëkombëtare. Operatori hekurudhor SNCF tha se vetëm rreth gjysma e numrit të zakonshëm të shërbimeve hekurudhore me shpejtësi të lartë në linjat e brendshme do të funksionojë, ndërsa një në katër në linjën Eurostar për në Londër nuk do të funksionojë. Autoriteti i aviacionit civil tha se mund të priten vonesa dhe ndërprerje në aeroporte edhe pse do të aktivizohen garancitë minimale të shërbimit. Ai tha se u kishte kërkuar linjave ajrore që të reduktonin fluturimet me 20% nga aeroporti Orly i Parisit. Reforma e sistemit të pensioneve do të sjellë 17.7 miliardë euro shtesë në kontribute pensionale vjetore, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punës në vend.
Por sindikatat thonë se ka mënyra të tjera për të rritur të ardhurat, të tilla si taksat e super të pasurve ose kërkesa që punëdhënësit ose pensionistët e pasur të kontribuojnë më shumë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BP regjistron 28 miliard dollarë fitime - Kompania shënoi një rekord të ri për vitin 2022
British Petroleum raportoi një fitim rekord prej 28 miliardë dollarësh në vitin 2022, nxitur dhe nga një rritje e çmimeve të energjisë që nga pushtimi rus i......

Nuk ka mjaftueshëm bakër në botë dhe mungesa mund të zgjasë deri në vitin 2030!
Një deficit i bakrit është vendosur të përmbysë tregjet globale gjatë gjithë vitit 2023 dhe një analist parashikon se mungesa potencialisht mund të shtrihet......

Shoqëri pa parà? Jo në Zvicër, ku njerëzit do të votojnë për të mbajtur përgjithmonë kartëmonedha dhe monedha!
Qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të përpiqen të sigurojnë që ekonomia e tyre të mos mbetet kurrë pa para, pasi mblodhi mjaft nënshkrime të hënën mbrëma......

Një valë globale hakerash godet Gjermaninë!
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe......

Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Çmimet po mbështetet nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në......

Euro zbret pranë 1.07 USD - Rritja e punësimit në SHBA mund ta bindë FED të rrisë interesat
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA, që rezultuan shumë më mirë se parashikimet......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët llogarisin efektet e normave më të lartë të interesit
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi është i lartë për shkak të rritjes së interesave nga bankat qëndrore.......

Gjermania planifikon "katër deri në pesë turbina me erë" në ditë!
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e energjisë së erës në Gjermani. "Ne po trajtojmë zgjerimin e energjisë së erës në......