Bota Postuar më 7 Shkurt 2023, 09:59

Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi

Nga SCAN TV
Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Çmimet po mbështetet nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë dhe nga shqetësimet për çrregullimin e furnizimit, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi dhe Siri.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se gjysma e rritjes së kërkesës për naftë, gjatë këtij viti, do të vijë nga Kina. Njëkohësisht, Arabia Saudite e rriti çmimin e naftës për klientët e saj në Azi, për herë të parë në gjashtë muajt e fundit dhe arsyeja kryesore është rimëkëmbja e kërkesës në Kinë.

Në anën tjetër, operacionet në terminalin e Ceyhan në Turqi, që përpunon rreth 1 milionë fuçi naftë në ditë, janë ndalur, për shkak të tërmetit. Tregjet e naftës do të presin edhe fjalimin e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell të mërkurën, i cili mund të japoë ndonjë detaj mbi normat e interesit dhe mbi gjendjen e ekonomisë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat