Bota mund të pësojë një ‘stuhi kibernetike’ katastrofike brenda 2 viteve!

Bota ka të ngjarë të përballet me një sulm katastrofik kibernetik brenda dy viteve, sipas një sondazhi të Forumit Ekonomik Botëror.
Phishing, ransomware, sulme DDos: të gjitha termat teknike që lidhen me krimin kibernetik që, mjerisht, do t'i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh. Në fakt, sipas Forumit Ekonomik Botëror, sulmet kibernetike do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në vitet e ardhshme.
Ato do të prekin jo vetëm agjencitë qeveritare apo kompanitë e mëdha, por edhe organizatat që menaxhojnë të dhënat e konsumatorëve, pavarësisht nga madhësia e tyre, dhe vetë konsumatorët. "Ne duhet të përgatitemi për një stuhi kibernetike, megjithëse është vërtet e vështirë të kuptojmë se sa e keqe do të jetë", paralajmëron Sadie Creese e Universitetit të Oksfordit.
Sipas 93% të ekspertëve të IT-së dhe 86% të drejtuesve të biznesit të IT-së të anketuar nga Forumi Ekonomik Botëror, paqëndrueshmëria aktuale gjeopolitike e bën të mundshme që një ngjarje informatike katastrofike të ndodhë në dy vitet e ardhshme.
Frika është veçanërisht e lartë për sektorët e infrastrukturës qendrore si energjia elektrike, prodhimi dhe transporti publik: sipas një sondazhi nga US SecurityScorecard, një kompani e specializuar në vlerësimet e sigurisë kibernetike, 48% e kompanive prodhuese do të ishin shumë të rrezikuara nga sulmi ndaj sistemit kompjuterik dhe kriminelët kibernetikë do të ishin të vetëdijshëm për këtë cenueshmëri.
Me pandeminë, krimi kibernetik është rritur dhe shumë kompani kanë pësuar më shumë sulme për shkak të vrimave të sigurisë së punës në distancë dhe rritjes së virtualizimit të të dhënave të ndjeshme me përdorimin e kompjuterit cloud.
Nëse, nga njëra anë, kërcënimet ndaj sigurisë globale të informacionit po rriten, nga ana tjetër, aftësia jonë për t'u mbrojtur kundër këtyre kërcënimeve po përmirësohet gjithashtu: për shembull, qasja Zero Trust po përdoret gjithnjë e më shumë, një strategji e mbrojtjes së rrjetit bazuar në idenë se të besosh është mirë, të mos besosh është më mirë. Ky model lejon aksesin e bazuar në kontekst te përdoruesi (duke verifikuar vendndodhjen e tij ose shërbimin e kërkuar), pa supozuar se, vetëm sepse janë futur një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, lidhja është e sigurt.
Sipas ekspertëve të Forumit Ekonomik Botëror, për t'i rezistuar një sulmi të mundshëm kibernetik global, qeveritë do të duhet të bashkëpunojnë: "Çelësi për të fituar betejën kundër krimit kibernetik është sigurisht që të punojnë së bashku, duke dhënë një përgjigje globale përmes veprimeve të koordinuara dhe të zgjeruara", përfundon Jurgen Stock i INTERPOL.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dixhitalizohen 50 milionë dokumente, 90 mijë harta kadastrale - Bashkimi Europian, projekt në Shqipëri “Për të Drejtat e Pronësisë”
Kadastra Shqiptare ka nisur një proces masiv dixhitalizimi të hartave me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë, ......

Zgjerimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Energjia e rinovueshme, Shqipëria humbet "terren" - Bie krahasuar me vitin 2020-ën, por mbetemi të parët në rajon dhe ndër të parët në Europë
Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se, energjia që vjen nga burimet e rinovueshme paraqitet në......

Deklarimet e biznesit shtyhen në janar 2028 - Në vitin e ardhshëm pasqyrat financiare detyrohen të përkthehen në gjuhë të huaj
Në Fletoren zyrtare ka hyrë në fuqi ligji për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, nga ku parashikohet shtyrja e detyrimeve deri në 1 janar 2028. Ndonëse......

Ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë në 28,609 - Nga prilli 2020 u shkarkuan 12,418 çështje të prapambetura. 498 në janar
Për herë të parë prej vitesh, stoku i dosjeve të prapambetura në pritje të shqyrtimit nga Gjykata e Lartë ka rënë nën kuotën 29 mijë. Gjykata e Lartë kë bërë......

Ujësjellësit, çmim të favorshëm për energjinë - KESH ia shet më lirë OSHEE-së, pasi 51% e aksioneve i kaluan Ministrisë së Energjisë
Ndërmarrjet e ujësjellësve, që furnizohen nga OSHEE nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, do e pagujnë më lirë energjinë elektrike gjatë vitit 2023.......

Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri - Regjistrohen mijëra të plagosur, ndërsa punohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8 gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1.300, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet......

Paneli diellor i së ardhmes prodhon 10% më shumë energji - Investim prej 600 milion eurosh për fabrikën 3Sun në Itali
Deri në vitin 2024, Enel – Enti Kombëtar për Energjinë Elektrike në Itali, do të prodhojë panele të reja fotovoltaike në gjendje të rrisin efikasitetin në......