Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2023, 14:38

Zgjerimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror 

Nga SCAN TV
Zgjerimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona,

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4 zona, ndërkohë që subjektet e interesuar kanë një muaj kohë për të shprehur interesin e tyre. Guri gëlqeror, gëlqeror dekorativ dhe gëlqeror pllakor janë mineralet e zonave minerare të nxjerra për konkurrim.

Sipas kritereve të shpallura, ofertuesit kanë të drejtë të paraqesin vetëm një ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi. Zonat minerare ndodhen në Mallakastër e Berat, ndërkohë që hapja e kësaj procedure bazohet në planet minerare të miratuar në vitet e kaluar, por edhe në planin e ri për zhvillimin e sektorit 2022-2024.

Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar për këtë periudhë do të fokusohet pikërisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar. Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.

Për këtë të fundit, planifikohet  dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit. Bazuar në këto dokumenete, edhe vitin e kaluar u hapën proceduar të ngjashme për zgjerimin e sektorit minerar.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat