Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2023, 14:39

Dixhitalizohen 50 milionë dokumente, 90 mijë harta kadastrale - Bashkimi Europian, projekt në Shqipëri “Për të Drejtat e Pronësisë”

Nga SCAN TV
Dixhitalizohen 50 milionë dokumente, 90 mijë harta kadastrale -

Kadastra Shqiptare ka nisur një proces masiv dixhitalizimi të hartave me mbështetjen e Bashkimit Evropian.  Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë,  Hubert Perr, Drejtor i Bashkëpunimit dhe z. Peter Danis, Menaxher i Projektit BE për të Drejtat e Pronësisë, vizituan Qendrën e Kadastrës Dixhitale në ASHK. Ne këtë vizitë ata u mirëpritën nga Drejtori i Përgjithshëm i ASHK z. Artan Lame.

Përfaqësuesit e Delegacionit të BE u njohën nga afër me proceset e punës që realizohen në këtë Qendër, në mënyrë të veçantë me procesin e dixhitalizimit dhe skanimit të dokumentacionit dhe arkivit të pasurive të paluajtshme, proces i cili po zbatohet nga Kadastra Shqiptare me financim të Qeverisë Shqiptare.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA, është angazhuar për financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme. Të dy këto procese komplementare do të realizojnë dixhitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale mbi pasuritë e paluajtshme, duke i hapur rrugë përmirësimit sistematik dhe korrigjimit të gabimeve dhe mangësive mbi këto të dhëna të trashëguara ndër vite, që ndikojnë direkt si në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ashtu dhe në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Të dyja këto projekte së bashku, parashikojnë ?????????????? ??? ???????? ? ????? ?? ?????? ??????????? ??? ????? ??.??? ??????????? ????????????, që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës.

Vizita e përfaqësuesve të BE ishte në funksion të përgatitjeve për implementimin e këtij projekti madhor, ku ata u njohën me gjendjen aktuale të arkivës operative te Kadastrës, si dhe me ambientet e reja ku së shpejti do të sistemohet kjo arkivë si dhe veprimtaria e Drejtorive Vendore të Tiranës.

Lame theksoi se “përfundimi i këtyre dy projekteve do të pajisë më së fundi Shqipërinë me një ????? ??????? ?? ????????????? ??? ??? ????????? ?? ??????? ?? ????? ??? ?? ???????”.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat