Bota Postuar më 7 Shkurt 2023, 09:58

Euro zbret pranë 1.07 USD - Rritja e punësimit në SHBA mund ta bindë FED të rrisë interesat

Nga SCAN TV
Euro zbret pranë 1.07 USD - Rritja e punësimit në SHBA mund ta

Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA, që rezultuan shumë më mirë se parashikimet e analistëve. Në këtë mënyrë, euro ka zbritur drejt 1.07 në raport me monedhën e gjelbër, niveli më i ulët në 1 muaj. Për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin, analistët mendojnë se Rezerva Federale mund të vijojë me shtrëngimin e politikave monetare për ta çmuar inflacionin brenda objektivit prej 2%-3%.

Edhe paundi britanik po tregtohet në nivelin më të ulët në 1 muaj, pranë 1.2 dollarëve. Tashmë, investitorët presin që norma bazë të interesit nga Rezerva Federale të rriten deri në 5.1% në qershor. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.7.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 22,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1630 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat