Gjermania planifikon "katër deri në pesë turbina me erë" në ditë!

Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e energjisë së erës në Gjermani. "Ne po trajtojmë zgjerimin e energjisë së erës në përgjithësi. Jemi në procesin e krijimit të një plani kohor, se çfarë centralesh të reja me energji ere duhet të ndërtohen deri kur, për të arritur objektivat tona për vitin 2030”, tha ai për gazetën "Bild am Sonntag”.
"Çdo muaj do të ketë një bisedë me landet federale për të konstatuar se ku janë. Ajo që nuk është bërë në kohë duhet të kompensohet. Deri në vitin 2030, kjo do të përfaqësojë një mesatare prej katër deri në pesë turbina me erë në ditë në tokë". Sipas të dhënave të industrisë, Gjermania aktualisht ka më shumë se 28’000 turbina me erë në tokë me një fuqi totale prej rreth 58 gigavat.
Ne kemi nevojë për më shumë vrull në inovacione dhe për modernizimin e industrisë sonë, në mënyrë që të jemi neutralë ndaj klimës në vitin 2045," tha Scholz. Objektivi është të bëjmë një përparim të rëndësishëm në zhvillimin e energjisë së erës dhe diellit, "në mënyrë që të jemi më pak të varur nga importet e gazit fosil, qymyrit ose naftës".
Objektivi i qeverisë gjermane është të arrijë një kapacitet të instaluar prej 115 gigavat deri në vitin 2030. Energjia e erës në tokë luan një rol kyç në tranzicionin e energjisë. Vitin e kaluar, fuqia e turbinave me erë në tokë u rrit vetëm pak. Sipas të dhënave të industrisë, ajo u rrit me 4.3 %. Kështu u ndërtuan 551 instalime me fuqi 2403 megavat.
Ligji i Energjisë së Erës në Tokë përcakton objektivat e zonës për zhvillim. Deri në fund të vitit 2032, landet federale duhet të ndajnë dy % të territorit të tyre për energjinë e erës. Deri tani, kjo shifër është 0.8 % sipas Ministrisë Federale të Ekonomisë.
Përballë luftës në Ukrainë, inflacionit dhe krizës energjetike, Scholz-i tha: "Vendi ynë e kaloi këtë periudhë të vështirë shumë më mirë se sa patën frikë shumë vetë". Ai kujtoi frikën që ishte parashikuar, si ajo për një "dimër të zemëruar me demonstrata masive" dhe ajo për shtëpi të ftohta dhe njerëzve që dridheshin nga të ftohtit në Gjermani. "E gjithë kjo nuk ndodhi”. Po të mos ndodhë diçka e paparashikueshme, ai ka besim edhe për dimrin e ardhshëm, tha kancelari. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Tentoi të kalonte rreth 48 mijë euro të padeklaruara - Policia procedon penalisht shoferin e një linje transporti ndërkombëtar
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit është bërë me dije se gjatë një kontrolli të bërë nga Policia Kufitare në PKK......

Rritje e ndjeshme e valutave kryesore – Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë në raport......

Bota mund të pësojë një ‘stuhi kibernetike’ katastrofike brenda 2 viteve!
Bota ka të ngjarë të përballet me një sulm katastrofik kibernetik brenda dy viteve, sipas një sondazhi të Forumit Ekonomik Botëror. Phishing, ransomware,......

Dixhitalizohen 50 milionë dokumente, 90 mijë harta kadastrale - Bashkimi Europian, projekt në Shqipëri “Për të Drejtat e Pronësisë”
Kadastra Shqiptare ka nisur një proces masiv dixhitalizimi të hartave me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë, ......

Zgjerimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Energjia e rinovueshme, Shqipëria humbet "terren" - Bie krahasuar me vitin 2020-ën, por mbetemi të parët në rajon dhe ndër të parët në Europë
Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se, energjia që vjen nga burimet e rinovueshme paraqitet në......

Deklarimet e biznesit shtyhen në janar 2028 - Në vitin e ardhshëm pasqyrat financiare detyrohen të përkthehen në gjuhë të huaj
Në Fletoren zyrtare ka hyrë në fuqi ligji për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, nga ku parashikohet shtyrja e detyrimeve deri në 1 janar 2028. Ndonëse......

Ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë në 28,609 - Nga prilli 2020 u shkarkuan 12,418 çështje të prapambetura. 498 në janar
Për herë të parë prej vitesh, stoku i dosjeve të prapambetura në pritje të shqyrtimit nga Gjykata e Lartë ka rënë nën kuotën 29 mijë. Gjykata e Lartë kë bërë......