Një valë globale hakerash godet Gjermaninë!

Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe kompjuterike shantazhi. "Sipas njohurive aktuale, duket se ka një numër mesatar treshifror të të prekurve në Gjermani," tha Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) në Bonn me kërkesë të agjencisë së lajmeve dpa. Nuk mund të flitet ende konkretisht për shkallën e dëmit.
Të dielën, autoriteti italian i sigurisë kibernetike ACN kishte paralajmëruar tashmë për këtë valë sulmesh. Sulmi kibernetik paralizoi faqet e internetit të disa organizatave dhe institucioneve atje. ACN u ka kërkuar kompanive të ndërmarrin hapa për të mbrojtur sistemet e tyre.
Sipas BSI, sulmet u përqendruan në Francë, Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Kanada. Raportohet se janë prekur edhe vende të tjera. Në të ashtuquajturat sulme ransomware, hakerët hyjnë në sisteme, i vënë nën kontroll dhe shifrojnë të dhënat. Të dhënat më pas përgjithësisht kodohen dhe bëhen të arritshme vetëm pas pagesës së një shpërblimi.
Sulmet kibernetike kanë si objekt përdoruesit e një zgjidhjeje të veçantë virtualizimi nga prodhuesi VMWare, i quajtur server ESXi, i cili ndan një server fizik në disa makina virtuale.
Sipas BSI, defekti i sigurisë në softuerin VMWare u mbyll në shkurt 2021 me një përditësim të programit. Autoriteti gjithashtu thuhet se paralajmëroi në atë kohë kundër shfrytëzimit të difekteve në produktin në fjalë.
Rüdiger Trost, kreu i zgjidhjeve të sigurisë kibernetike në firmën e sigurisë së IT-së WithSecure, tha për dpa se në mbarë botën janë instaluar rreth 84.000 serverë me softuerin e prekur dhe rreth 7.000 prej tyre janë në Gjermani. Megjithatë, është e pamundur të thuhet se cilat janë ende të pambrojtur.
Eksperti kujtoi se defekti i sigurisë ishte zbuluar dhe mbyllur pak kohë më parë. "Ata që janë ende viktima duhet të kontrollojnë masat e tyre mbrojtëse”. E veçanta, sipas tij, është se në rastin aktual, sulmi nuk është drejtuar kundër softuerit Windows, por kundër një zgjidhjeje që funksionon në sistemin operativ Linux. "Shumë njerëz besojnë gabimisht se ransomware për Linux-in nuk ekziston dhe heqin dorë nga masat përkatëse mbrojtëse," tha Trost. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Çmimet po mbështetet nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në......

Euro zbret pranë 1.07 USD - Rritja e punësimit në SHBA mund ta bindë FED të rrisë interesat
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA, që rezultuan shumë më mirë se parashikimet......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët llogarisin efektet e normave më të lartë të interesit
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi është i lartë për shkak të rritjes së interesave nga bankat qëndrore.......

Gjermania planifikon "katër deri në pesë turbina me erë" në ditë!
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e energjisë së erës në Gjermani. "Ne po trajtojmë zgjerimin e energjisë së erës në......

Tentoi të kalonte rreth 48 mijë euro të padeklaruara - Policia procedon penalisht shoferin e një linje transporti ndërkombëtar
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit është bërë me dije se gjatë një kontrolli të bërë nga Policia Kufitare në PKK......

Rritje e ndjeshme e valutave kryesore – Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë në raport......

Bota mund të pësojë një ‘stuhi kibernetike’ katastrofike brenda 2 viteve!
Bota ka të ngjarë të përballet me një sulm katastrofik kibernetik brenda dy viteve, sipas një sondazhi të Forumit Ekonomik Botëror. Phishing, ransomware,......

Dixhitalizohen 50 milionë dokumente, 90 mijë harta kadastrale - Bashkimi Europian, projekt në Shqipëri “Për të Drejtat e Pronësisë”
Kadastra Shqiptare ka nisur një proces masiv dixhitalizimi të hartave me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë, ......