Google prezanton Bard A.I. - Një përgjigje kundër ChatGPT

Google prezantoi një teknologji chatbot të inteligjencës artificiale të quajtuar Bard, në pritje për të dalë në treg javët e ardhshme. Bard do të konkurrojë drejtpërdrejt me rivalin ChatGPT, një shërbim i Inteligjencës Artificiale i krijuar nga OpenAI.
Bard mundësohet nga modeli i madh gjuhësor i kompanisë LaMDA, ose modeli i gjuhës për aplikacionet e dialogut. Google do të hapë fillimisht teknologjinë e bisedave për "testuesit e besuar" përpara se ta bëjë atë më gjerësisht të disponueshëm për publikun.
Javën e kaluar u raportua se Google po teston disa nga këto veçori me punonjësit si pjesë e një plani "kodi i kuq" për t'iu përgjigjur ChatGPT, chatbot popullor i mbështetur pjesërisht nga Microsoft. Veçoritë përfshinin një chatbot të quajtur "Apprentice Bard", si dhe dizajne të reja të desktopit të kërkimit që mund të përdoren në një format pyetje-përgjigje.
Sipas krijuesve të tij së shpejti, do të shihen veçori të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale në Kërkim që distilojnë informacione komplekse dhe perspektiva të shumta në formate të tretshme, në mënyrë që të mund të kuptohet më shpejt panorama e madhe dhe të mësohet më shumë nga uebi.
Kompania dha një shembull të përdorimit të Bard për të thjeshtuar tema komplekse, si shpjegimi i zbulimeve të reja nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s për një 9-vjeçar. Testet e produktit vijnë pas një takimi të fundit, ku punonjësit shprehën shqetësime për avantazhin konkurrues të kompanisë në Inteligjencën Artificiale, duke pasur parasysh popullaritetin e papritur të ChatGPT.
Biznesi kryesor i Google është kërkimi në ueb, dhe kompania e ka shpallur veten prej kohësh si pioniere në AI. Kompania theksoi se do të ketë nevojë për testime rigoroze, duke thënë se do të kombinohen reagimet e jashtme me testimin e brendshëm për t'u siguruar që përgjigjet e Bard përmbushin kushtin për cilësinë, sigurinë dhe bazën në informacionin e botës reale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Franca, në grevë kundër reformës së pensioneve - Debate të ashpra në parlament mes opozitës dhe qeverisë
Debate të ashpra në parlamentin e Francës rreth reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron, në një moment që qeveria mbronte me......

BP regjistron 28 miliard dollarë fitime - Kompania shënoi një rekord të ri për vitin 2022
British Petroleum raportoi një fitim rekord prej 28 miliardë dollarësh në vitin 2022, nxitur dhe nga një rritje e çmimeve të energjisë që nga pushtimi rus i......

Nuk ka mjaftueshëm bakër në botë dhe mungesa mund të zgjasë deri në vitin 2030!
Një deficit i bakrit është vendosur të përmbysë tregjet globale gjatë gjithë vitit 2023 dhe një analist parashikon se mungesa potencialisht mund të shtrihet......

Shoqëri pa parà? Jo në Zvicër, ku njerëzit do të votojnë për të mbajtur përgjithmonë kartëmonedha dhe monedha!
Qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të përpiqen të sigurojnë që ekonomia e tyre të mos mbetet kurrë pa para, pasi mblodhi mjaft nënshkrime të hënën mbrëma......

Një valë globale hakerash godet Gjermaninë!
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe......

Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Çmimet po mbështetet nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në......

Euro zbret pranë 1.07 USD - Rritja e punësimit në SHBA mund ta bindë FED të rrisë interesat
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA, që rezultuan shumë më mirë se parashikimet......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët llogarisin efektet e normave më të lartë të interesit
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi është i lartë për shkak të rritjes së interesave nga bankat qëndrore.......