Italia, qendra e energjisë për Europën - Kryeministrja Meloni: Do të përdorim fondet e BE

Italia synon të përdorë fondet që vijnë nga Bashkimi Europian sipas të ashtuquajturit plani REPowerEU për të zhdukur varësinë nga gazi rus dhe për ta kthyer vendin në qendër energjetike për bllokun. Deklarata u bë nga kryeministrja e vendit Giorgia Meloni. Kjo e fundit pas një takimi me ministrat përkatës dhe drejtuesit e grupeve energjetike Eni, Enel, Snam dhe Terna, përmendi nevojën për të bashkëpunuar me Afrikën për furnizimin me energji.
Me fonde totale rreth 300 miliardë euro, plani REPowerEU synon t'i japë fund varësisë së BE-së nga karburantet fosile ruse. Por një objektiv po aq i rëndësishëm mbetet dhe trajtimi i krizës klimatike. Plani përfshin rreth 225 miliardë euro kredi të pashfrytëzuara të vëna në dispozicion sipas planit të rimëkëmbjes së pandemisë NextGenerationEU të nisur në 2021 - shin. Komisioni Europian propozoi gjithashtu financimin e tij nëpërmjet 20 miliardë eurove shtesë në grante nga shitja e lejeve të Sistemit të Tregtimit të Emisioneve të BE-së - ETS. I aktivizuar në vitin 2005, sistemi ETS detyron prodhuesit, kompanitë e energjisë dhe linjat ajrore të blejnë leje për të mbuluar çdo ton dioksid karboni që emetojnë.
Shefi ekzekutiv i operatorit italian të rrjetit të gazit Snam u shpreh për agjencinë e lajmeve Reuters se grupi do të kërkonte mbështetjen e BE-së për të investuar 2.5 miliardë euro për të rritur kapacitetin e rrjetit vendas.
Paratë që vijnë nga RePowerEU mund të përdoren gjithashtu për ndërtimin e të ashtuquajturit Korridor SoutH2, një lidhje për të sjellë hidrogjenin që do të prodhohej në Afrikën veriore në Europën veriore.
Qeveria e krahut të djathtë në Itali planifikon të përfundojë bisedimet me Brukselin mbi përdorimin e propozuar nga Roma të fondeve të BE-së deri në fund të prillit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Google prezanton Bard A.I. - Një përgjigje kundër ChatGPT
Google prezantoi një teknologji chatbot të inteligjencës artificiale të quajtuar Bard, në pritje për të dalë në treg javët e ardhshme. Bard do të konkurrojë......

Franca, në grevë kundër reformës së pensioneve - Debate të ashpra në parlament mes opozitës dhe qeverisë
Debate të ashpra në parlamentin e Francës rreth reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron, në një moment që qeveria mbronte me......

BP regjistron 28 miliard dollarë fitime - Kompania shënoi një rekord të ri për vitin 2022
British Petroleum raportoi një fitim rekord prej 28 miliardë dollarësh në vitin 2022, nxitur dhe nga një rritje e çmimeve të energjisë që nga pushtimi rus i......

Nuk ka mjaftueshëm bakër në botë dhe mungesa mund të zgjasë deri në vitin 2030!
Një deficit i bakrit është vendosur të përmbysë tregjet globale gjatë gjithë vitit 2023 dhe një analist parashikon se mungesa potencialisht mund të shtrihet......

Shoqëri pa parà? Jo në Zvicër, ku njerëzit do të votojnë për të mbajtur përgjithmonë kartëmonedha dhe monedha!
Qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të përpiqen të sigurojnë që ekonomia e tyre të mos mbetet kurrë pa para, pasi mblodhi mjaft nënshkrime të hënën mbrëma......

Një valë globale hakerash godet Gjermaninë!
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe......

Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Çmimet po mbështetet nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në......

Euro zbret pranë 1.07 USD - Rritja e punësimit në SHBA mund ta bindë FED të rrisë interesat
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA, që rezultuan shumë më mirë se parashikimet......