Korea e Veriut, rekord në vjedhjen e kriptove - Pheniani ka përvetësuar më shumë se çdo vend tjetër në vitin 2022

Korea e Veriut vodhi më shumë asete kriptomonedhash në vitin 2022 se në çdo vit tjetër duke synuar rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes. Ky është përfundimi i një raporti konfidencial të Kombeve të Bashkuara, që është analizuar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Sipas monitoruesve të pavarur të sanksioneve të cilët raportuan para një komiteti të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, Korea e Veriut përdori teknika kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara për të fituar akses në rrjetet dixhitale të përfshira në financat kibernetike, për të vjedhur informacione me vlerë. Monitoruesit kanë akuzuar më parë Korenë e Veriut për përdorimin e sulmeve kibernetike për të ndihmuar në financimin e programeve të saj bërthamore dhe raketore.
Në raportin e tyre ata theksojnë se një vlerë më e lartë e aseteve të kriptomonedhave u vodh nga Pheniani në vitin 2022. Më shumë sesa në çdo vit të mëparshëm. Raporti i është dorëzuar komitetit 15 anëtarësh të këshillit të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut. Vendi ka mohuar më parë akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike.
Monitoruesit e sanksioneve thanë se Korea e Veriut ka pranuar se hakerat vendas vodhën asete virtuale me vlerë 630 milionë dollarë në vitin 2022, ndërsa një firmë e sigurisë kibernetike vlerësoi se krimi kibernetik i Koresë së Veriut shkon deri në 1 miliard dollarë. Dhe pse ndryshimi në vlerën e dollarit të kriptomonedhës muajt e fundit ka të ngjarë të ketë ndikuar në këto vlerësime, të dyja tregojnë se viti 2022 ishte një vit rekord për vjedhjen e aseteve virtuale nga ana e Koresë së Veriut.
Një firmë analitike blockchain me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar arriti të njëjtin përfundim. Raporti i OKB-së vuri në dukje se teknikat e përdorura nga protagonistët e sulmeve kibernetike janë bërë më të sofistikuara, duke e bërë kështu më të vështirë gjurmimin e fondeve të vjedhura.
Monitoruesit thanë se shumica e sulmeve kibernetike u kryen nga grupe të kontrolluara nga byroja kryesore e inteligjencës së Koresë së Veriut - Byroja e Përgjithshme e Zbulimit. Ai tha se ato grupe përfshinin ekipe hakerimi të gjurmuar nga industria e sigurisë kibernetike nën emrat Kimsuky, Lazarus Group dhe Andariel.
Në vitin 2019, monitoruesit e sanksioneve të OKB-së raportuan se Korea e Veriut kishte gjeneruar rreth 2 miliardë dollarë përgjatë disa viteve për programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë duke përdorur sulme kibernetike të përhapura dhe gjithnjë e më të sofistikuara.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Italia, qendra e energjisë për Europën - Kryeministrja Meloni: Do të përdorim fondet e BE
Italia synon të përdorë fondet që vijnë nga Bashkimi Europian sipas të ashtuquajturit plani REPowerEU për të zhdukur varësinë nga gazi rus dhe për ta kthyer......

Google prezanton Bard A.I. - Një përgjigje kundër ChatGPT
Google prezantoi një teknologji chatbot të inteligjencës artificiale të quajtuar Bard, në pritje për të dalë në treg javët e ardhshme. Bard do të konkurrojë......

Franca, në grevë kundër reformës së pensioneve - Debate të ashpra në parlament mes opozitës dhe qeverisë
Debate të ashpra në parlamentin e Francës rreth reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron, në një moment që qeveria mbronte me......

BP regjistron 28 miliard dollarë fitime - Kompania shënoi një rekord të ri për vitin 2022
British Petroleum raportoi një fitim rekord prej 28 miliardë dollarësh në vitin 2022, nxitur dhe nga një rritje e çmimeve të energjisë që nga pushtimi rus i......

Nuk ka mjaftueshëm bakër në botë dhe mungesa mund të zgjasë deri në vitin 2030!
Një deficit i bakrit është vendosur të përmbysë tregjet globale gjatë gjithë vitit 2023 dhe një analist parashikon se mungesa potencialisht mund të shtrihet......

Shoqëri pa parà? Jo në Zvicër, ku njerëzit do të votojnë për të mbajtur përgjithmonë kartëmonedha dhe monedha!
Qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të përpiqen të sigurojnë që ekonomia e tyre të mos mbetet kurrë pa para, pasi mblodhi mjaft nënshkrime të hënën mbrëma......

Një valë globale hakerash godet Gjermaninë!
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe......

Nafta Brent ngjitet pranë 82 USD - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Çmimet po mbështetet nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në......