Shitet koncesioni i aeroportit të Vlorës - Pacolli blen me 4'450 euro aksionet e turqve, bëhet zotërues i 98% të kuotave

Kompania Mabco Constructions, e biznesemeni Behgjet Pacolli, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4 450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke, që ishte pjesë e konsorciumit fitues.
Marrëveshja me turqit e "YDA INSAAT SANAYI VE TICARET", që zotëronin 40% të kuotave është nënshkruar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në fund të vitit që lamë pas. 2% e aksioneve do të vijojnë të mbahen nga kompani tjetër, që rezultoi fituese ghatë garës së partenritetit public privat A2 Group.
Objekt i kontratës është projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja e më pas transferimi i kësaj vepre aeroportuale tek insitutcionet shtetërore. Ndërkohë që, sikurse është bërë e ditur kohëzgjatja e koncesionit do të jetë për një periudhë 35-vjeçare, teksa oferta e shpallur fituese ishte 104 mln euro.
Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se Aeroporti i Munihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. “Konsorsiumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut , i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil”, - komnetoi Balluku.
Gjithsesi, vepra është kontestuar më herët nga 36 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, që i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për shkak të pozicionimit të tij në zonën e mbrojtur të Vjosë –Nartës. Po ashtu, edhe Konventa e Bernës ka kërkuar ndalimin e punimeve, teksa një padi është depozituar në gjykatë nga organizatat e shoqërisë civile.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Nis numërimi i popullsisë dhe banesave - Ngrihet regjistri statistikor për çdo pronë në Shqipëri
Pas 12 vitesh, do të nisë sërish i numërimi i popullësisë dhe banesave. Ky proces është thelbësor për krijimin e politikave të mbështetura në statistika, dhe......

Ishulli që ekzistoi vetëm shtatë vjet!
I lindur nga shpërthimi i Tonga në 2015, ishulli Hunga Tonga Hunga Ha'apai u shkatërrua në 2022. A ju kujtohet shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga Hunga......

Pse Turqia është një zonë me rrezik shumë të lartë tërmetesh?!
Tërmete të fuqishme tronditën Turqinë dhe Sirinë. Por pse ajo zonë është kaq e prirur ndaj tërmeteve? Për fat të keq, do të duhet shumë kohë përpara se të......

Tërmeti në Turqi dhe impakti në politikat e vendit - Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve dhe kriza ekonomike
Pasojat totale të tërmetit të fortë që goditën jugun e Turqisë dhe provincat fqinje në Siri nuk pritet të vlerësohen brenda një kohe të shkurtër. Sizmiologët......

Shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, do të pezullojë transfertat në dollarë amerikanë!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, do të pezullojë depozitat dhe tërheqjet në dollarë amerikanë, tha kompania pa dhënë një arsye për......

Korea e Veriut, rekord në vjedhjen e kriptove - Pheniani ka përvetësuar më shumë se çdo vend tjetër në vitin 2022
Korea e Veriut vodhi më shumë asete kriptomonedhash në vitin 2022 se në çdo vit tjetër duke synuar rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të......

Italia, qendra e energjisë për Europën - Kryeministrja Meloni: Do të përdorim fondet e BE
Italia synon të përdorë fondet që vijnë nga Bashkimi Europian sipas të ashtuquajturit plani REPowerEU për të zhdukur varësinë nga gazi rus dhe për ta kthyer......

Google prezanton Bard A.I. - Një përgjigje kundër ChatGPT
Google prezantoi një teknologji chatbot të inteligjencës artificiale të quajtuar Bard, në pritje për të dalë në treg javët e ardhshme. Bard do të konkurrojë......