Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga rimëkëmbja e kërkesës

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e dy ditëve më parë, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe shqetësimeve që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan ra në rreth 103.3, pas komenteve të bëra nga shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, duke e bërë naftën më të lirë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Me një ngadalësim të rritjes së normave të interesit, tregjet shpresojnë se ekonomia më e madhe në botë mund ta shmangë recesionin gjatë këtij viti.
Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 2.2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 3 shkurt, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje me 2.5 milionë fuçi. Megjithatë, analistët presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Powell: Procesi i stabilizimit të inflacionit do të kërkojë kohë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell.......

Dollari i jep fund tre sesioneve në rritje - Powell nuk jep detaje në lidhje me inflacionin dhe interesat
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas 3 ditësh me radhë në rritje, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, nuk dha ndonjë......

Inflacion në Europë? - Spanja me bum ekonomik dhe mirëqenie. Cila është receta e suksesit?!
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të madh, pavarësisht nga lufta e Ukrainës dhe kriza energjetike. Majorka, ishulli europian i vizituar më shumë,......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan pas një rritje graduale përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me......

Kredia, në rritje për të gjitha rrethet - Kryeson Tirana me 14%. Elbasani, kredia për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total......

Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 30 mijë euro për tërmetin në Turqi - Morina, Thirrje qeverisë shqiptare: Sigurimi i pronës duhet të jetë me detyrim
Gjatë 2022 grupi i sigurimeve Eurosig-Insig Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri dhe Kosovë, ka realizuar mbi 60 milionë euro prime nga ku ka paguar rreth 20 milionë......

Sa kushton të investosh në panele diellore? - Papaj: Kosto për konsumin mesatar të familjeve, si ndryshon kthimi i investimit për bizneset
Viti 2022 shënoi rritje të interesit për instalimin e paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë, si nga bizneset ashtu dhe nga konsumatorët familjarë.......

Familjet në nevojë, më të diskriminuarat për energjinë - Gajda: U rritën rastet në 2022, i vetmi sektor që shteti nuk është interesuar
Më së shumti krizën ekonomike në vend e ndjejnë familjet me ndihmë ekonomike për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Nga ankesat që janë dorëzuar......