Bota Postuar më 8 Shkurt 2023, 10:09

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Powell: Procesi i stabilizimit të inflacionit do të kërkojë kohë 

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Powell: Procesi i stabilizimit të

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.8% të vlerës, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Duke folur në Klubin Ekonomik të Uashingtonit, Powell tha se inflacioni po fillon të ngadalësohet, por procesi i dizinflacionit do të kërkojë kohë.

Përsa i përket zhvillimeve të tjera, Goldman Sachs parashikon se Prodhimi i Brendshëm Bruto në rang global do të rriten me 2%, gjatë këtij viti, pak më shumë se parashikimet e analistëve disa muaj më parë. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të kompanive, si Societe Generale, Credit Agricole dhe Vestas.

Gjatë këtij muaji, humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm për shkak se të dhënat e publikuara në Eurozonë sugjerojnë se blloku mund ta shmangë recesionin gjatë këtij viti.

SCAN

Shqipëria 8 Shkurt

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan pas një rritje graduale përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat