Risi nga DPSHTRR – Nga shkurti nis shërbimi i targave të personalizuara. Përfshin kombinime me 5 deri 7 karaktere

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se brenda muajit Shkurt 2023 do të nis shërbimi risi i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës.
“Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere”, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Ky shërbim i ri gjithashtu do të shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit.
SCAN
Sondazh

Barometri global për tregtinë shënon fitime rekord për vitin 2022, por paralajmëron: Kemi një vit të vështirë përpara!
Maersk, një nga firmat më të mëdha në botë të transportit të kontejnerëve, raportoi të mërkurën një rënie të fitimeve të tremujorit të katërt, por postoi......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga rimëkëmbja e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e dy ditëve më parë, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe shqetësimeve që......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Powell: Procesi i stabilizimit të inflacionit do të kërkojë kohë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell.......

Dollari i jep fund tre sesioneve në rritje - Powell nuk jep detaje në lidhje me inflacionin dhe interesat
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas 3 ditësh me radhë në rritje, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, nuk dha ndonjë......

Inflacion në Europë? - Spanja me bum ekonomik dhe mirëqenie. Cila është receta e suksesit?!
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të madh, pavarësisht nga lufta e Ukrainës dhe kriza energjetike. Majorka, ishulli europian i vizituar më shumë,......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan pas një rritje graduale përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me......

Kredia, në rritje për të gjitha rrethet - Kryeson Tirana me 14%. Elbasani, kredia për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total......

Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 30 mijë euro për tërmetin në Turqi - Morina, Thirrje qeverisë shqiptare: Sigurimi i pronës duhet të jetë me detyrim
Gjatë 2022 grupi i sigurimeve Eurosig-Insig Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri dhe Kosovë, ka realizuar mbi 60 milionë euro prime nga ku ka paguar rreth 20 milionë......