7 në 10 familje britanike të frikësuara nga kosto e jetesës - 72% e tyre presin të goditen rëndë nga kriza aktuale

Rreth 72% e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë frikë se do të preken rëndë ose mesatarisht nga kriza e kostos së jetesës në pjesën e parë të vitit 2023, nga 54% në fund të vitit të kaluar. Rezultati është publikuar duke u mbështetur në të dhënat e sondazhit nga studiuesi i tregut NielsenIQ.
Pas një viti të vështirë 2022, konsumatorët britanikë po përballen me një shtrëngim edhe më të fortë në financat e tyre këtë vit. Inflacioni po shkon në 10.5%, normat e hipotekave po rriten dhe qeveria po redukton mbështetjen për faturat e energjisë të familjeve.
NielsenIQ tha se shitjet e produkteve ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar mbi bazën e vlerës u rritën 7.6% në katër javët deri më 28 janar, për shkak të një rritjeje të inflacionit të çmimeve të ushqimeve në 13.8%. Megjithatë, vëllimi i shitjeve ra në 6.9% - rritja më e ulët e volumit e regjistruar në më shumë se nëntë muaj, e cila pasqyron shqetësimin që blerësit kanë për rritjen e kostos së jetesës.
NielsenIQ theksoi se pjesa në internet e të gjitha shitjeve të FMCG - mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë - ishte 11.1%, e ngjashme me pjesën e fundit të 2022.
Sondazhet nga Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë dhe Barclays treguan se shpenzimet u ngadalësuan në janar, por tabloja e përgjithshme dukej pak më e ndritshme pasi konsumatorët e trajtuan veten me udhëtime, kinema dhe rezervime pushimesh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Eksperti: Juani kinez do t'i japë fund dominimit të dollarit amerikan dhe do të krijojë një sistem valutor bipolar në dekadën e ardhshme!
Dollari amerikan po përballet me një kërcënim nga juani kinez dhe fundin e dominimit të tij në sistemin financiar global, sipas Nouriel Roubini, kryeekonomist......

Minatori më i madh në botë i metaleve të çmuara kërkon të blejë rivalin e tij për 17 miliardë dollarë!
Newmont Corp. në SHBA, minatori më i madh në botë i metaleve, po ofron 17 miliardë dollarë për të blerë Newcrest Mining Ltd. të Australisë dhe për të krijuar......

Mbreti i planetëve zbulohet të ketë mbi 90 hëna që rrotullohen rreth tij!
Jupiteri tashmë mund të vlerësohet ‘zyrtarisht’ si mbreti i planetëve, pasi ai është më i madhi në sistemin tonë diellor dhe tani, gjigandi i gazit ka edhe më......

Nisin shpronësimet në zonën e re për zhvillim në Spitallë, Bashkia Durrës – 99 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, për shpronësim dhe/ose......

Risi nga DPSHTRR – Nga shkurti nis shërbimi i targave të personalizuara. Përfshin kombinime me 5 deri 7 karaktere
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se brenda muajit Shkurt 2023 do të nis shërbimi risi i targave të......

Barometri global për tregtinë shënon fitime rekord për vitin 2022, por paralajmëron: Kemi një vit të vështirë përpara!
Maersk, një nga firmat më të mëdha në botë të transportit të kontejnerëve, raportoi të mërkurën një rënie të fitimeve të tremujorit të katërt, por postoi......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga rimëkëmbja e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e dy ditëve më parë, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe shqetësimeve që......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Powell: Procesi i stabilizimit të inflacionit do të kërkojë kohë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell.......