Embargo ndaj naftës ruse - Moska gjen rrugë të tjera alternative për të depërtuar në Europë

Në Bashkimin Europian ka hyrë në fuqi ndalimi i importit të prodhimeve të naftës nga Rusia, përfshi dhe karburantet për automjetet dhe avionët. Masa, për të cilën u ra dakord në muajin maj të një viti më parë, është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë me objektiv goditjen e ekonomisë së vendit.
Një embargo e rëndësishme por e pakompletuar.
Qendra e kërkimeve për energjinë dhe ajrin e pastër në BE, raporton se deri në datën 5 shkurt të këtij viti, Bashkimi Europian importonte rreth 70 milion euro në ditë prodhime nafte, kryesisht nga Rusia. BE për një kohë shumë të gjatë ka qenë një nga blerësit më të mëdhenj të produkteve të rafinuara ruse.
Për momentin ekspertët e sektorit nuk duken të shqetësuar për reduktimin e sasisë së karburantit në Europë, meqënëse kompanitë kanë arritur të grumbullojnë sasi të konsiderueshme rezervash para hyrjes në fuqi të embargos. Por mbetem ende për t’u vlerësuar pasojat afatgjatë.
Bashkimi Europian dhe G7 kanë zgjeruar gjithashtu kufirin aktual të cmimit të naftës së papërpunuar të eksportuar në vende të tjera, për të përfshirë të gjitha produktet e rafinuara. Në praktikë, kompanitë me bazë në BE nuk mund të ofrojnë shërbime të caktuara, të tilla si politikat e sigurimit, për cisternat ruse nëse ato transportojnë produkte që shiten me cmim të lartë. Për vajgurin dhe naftën, kufiri i vendosur është 100 dollarë për fuci, për ato me cilësi më të ulët, 45 dollarë.
Analistët shprehen se tavani i cmimeve për produktet e naftës është vendosur në një nivel të lartë, i cili ende lejon Rusisë të përfitojë nga kjo tregti. Kështu, cisternat e siguruara nga kompanitë europiane do të vazhdojnë të transportojnë naftë bruto ruse dhe produkte të naftës ruse në vendet e treta: tavani i cmimit për këto shkëmbime duhet të rishikohen ndjeshëm në rënie. Sipas tyre mbetet edhe rreziku i anashkalimit të sanksioneve nga rusët, pa instrumente adekuate ligjore për ta shmangur atë.
Ata theksojnë se kjo lojë ndoshta do të zgjasë për sa kohë që Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës. Për shembull, Rusia tani po eksporton naftë bruto në vende si Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, të cilat më pas përpunojnë produkte të naftës. Disa prej tyre importohen në BE, SHBA ose Australi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

KE u jep para kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike - Një fond 1.36 miliard euro për kompensimin e kostos së lartë
Një shumë prej 1.36 miliardë eurosh është miratuar nga Komisioni Europian për kompensimin e kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike, për cmimin e......

7 në 10 familje britanike të frikësuara nga kosto e jetesës - 72% e tyre presin të goditen rëndë nga kriza aktuale
Rreth 72% e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë frikë se do të preken rëndë ose mesatarisht nga kriza e kostos së jetesës në pjesën e parë të vitit 2023,......

Eksperti: Juani kinez do t'i japë fund dominimit të dollarit amerikan dhe do të krijojë një sistem valutor bipolar në dekadën e ardhshme!
Dollari amerikan po përballet me një kërcënim nga juani kinez dhe fundin e dominimit të tij në sistemin financiar global, sipas Nouriel Roubini, kryeekonomist......

Minatori më i madh në botë i metaleve të çmuara kërkon të blejë rivalin e tij për 17 miliardë dollarë!
Newmont Corp. në SHBA, minatori më i madh në botë i metaleve, po ofron 17 miliardë dollarë për të blerë Newcrest Mining Ltd. të Australisë dhe për të krijuar......

Mbreti i planetëve zbulohet të ketë mbi 90 hëna që rrotullohen rreth tij!
Jupiteri tashmë mund të vlerësohet ‘zyrtarisht’ si mbreti i planetëve, pasi ai është më i madhi në sistemin tonë diellor dhe tani, gjigandi i gazit ka edhe më......

Nisin shpronësimet në zonën e re për zhvillim në Spitallë, Bashkia Durrës – 99 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, për shpronësim dhe/ose......

Risi nga DPSHTRR – Nga shkurti nis shërbimi i targave të personalizuara. Përfshin kombinime me 5 deri 7 karaktere
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se brenda muajit Shkurt 2023 do të nis shërbimi risi i targave të......

Barometri global për tregtinë shënon fitime rekord për vitin 2022, por paralajmëron: Kemi një vit të vështirë përpara!
Maersk, një nga firmat më të mëdha në botë të transportit të kontejnerëve, raportoi të mërkurën një rënie të fitimeve të tremujorit të katërt, por postoi......