KE u jep para kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike - Një fond 1.36 miliard euro për kompensimin e kostos së lartë

Një shumë prej 1.36 miliardë eurosh është miratuar nga Komisioni Europian për kompensimin e kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike, për cmimin e lartë të energjisë elektrike si pasojë e kostos së emetimeve të karbonit. Shuma mbulon periudhën 2021-2030 dhe do të përfitojnë kompanitë që operojnë në sektorët e çelikut, aluminit, bakrit, rafinimit dhe letrës që janë të ekspozuara ndaj konkurrencës ndërkombëtare. Masa mbështetëse synon të kufizojë rrezikun e "rrjedhjes së karbonit", pra transferimin e prodhimit të kompanive në vendet jashtë BE-së. Kompensimi do t'u jepet kompanive përmes një rimbursimi të pjesshëm të kostove indirekte të emetimeve të bëra vitin e kaluar.
Pagesa përfundimtare do të bëhet në vitin 2031. Madje Komisioni miratoi pagesën retroaktive të subvencioneve për vitin 2021 më 30 prill 2023, duke pranuar kohën e nevojshme për hartimin e planit dhe rrethanat e jashtëzakonshme që lidhen me krizën aktuale energjetike. Parakusht për pagesën e subvencioneve janë objektivat për kursimin e energjisë përmes tri masave alternative. Konkretisht, përfituesit, në mënyrë që të kenë të drejtë për kompensim, duhet ose të zbatojnë rekomandime të caktuara të auditimit të energjisë, ose të mbulojnë të paktën 30% të konsumit të energjisë elektrike me burime të rinovueshme, ose të investojnë të paktën 50% të shumës së ndihmës në projekte që rezultojnë në një reduktim të ndjeshëm të emetimeve të gazeve serrë të objektit. Përfituesit duhet të përmbushin një nga detyrimet e mësipërme brenda tre viteve nga dhënia e ndihmës.
Shuma maksimale e ndihmës për përfitues është vendosur në 75% të kostos së emetimeve të karbonit. Megjithatë, sipas vendimit të komisionit europian, në disa raste shuma maksimale e ndihmës mund të jetë më e lartë për të kufizuar koston e emetimeve në 1.5% të vlerës së shtuar bruto të kompanisë. Shuma e ndihmës llogaritet në bazë të standardeve të efiçencës së energjisë, në mënyrë që përfituesit të inkurajohen të kursejnë energji. Masa e kompensimit është pjesë e udhëzimeve të rishikuara të ndihmës shtetërore të nxjerra nga komisioni europian në shtator 2021, dhe do të zbatohet deri në vitin 2030, me një përditësim të përkohshëm të disa elementeve në 2025 - ën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

7 në 10 familje britanike të frikësuara nga kosto e jetesës - 72% e tyre presin të goditen rëndë nga kriza aktuale
Rreth 72% e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë frikë se do të preken rëndë ose mesatarisht nga kriza e kostos së jetesës në pjesën e parë të vitit 2023,......

Eksperti: Juani kinez do t'i japë fund dominimit të dollarit amerikan dhe do të krijojë një sistem valutor bipolar në dekadën e ardhshme!
Dollari amerikan po përballet me një kërcënim nga juani kinez dhe fundin e dominimit të tij në sistemin financiar global, sipas Nouriel Roubini, kryeekonomist......

Minatori më i madh në botë i metaleve të çmuara kërkon të blejë rivalin e tij për 17 miliardë dollarë!
Newmont Corp. në SHBA, minatori më i madh në botë i metaleve, po ofron 17 miliardë dollarë për të blerë Newcrest Mining Ltd. të Australisë dhe për të krijuar......

Mbreti i planetëve zbulohet të ketë mbi 90 hëna që rrotullohen rreth tij!
Jupiteri tashmë mund të vlerësohet ‘zyrtarisht’ si mbreti i planetëve, pasi ai është më i madhi në sistemin tonë diellor dhe tani, gjigandi i gazit ka edhe më......

Nisin shpronësimet në zonën e re për zhvillim në Spitallë, Bashkia Durrës – 99 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, për shpronësim dhe/ose......

Risi nga DPSHTRR – Nga shkurti nis shërbimi i targave të personalizuara. Përfshin kombinime me 5 deri 7 karaktere
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se brenda muajit Shkurt 2023 do të nis shërbimi risi i targave të......

Barometri global për tregtinë shënon fitime rekord për vitin 2022, por paralajmëron: Kemi një vit të vështirë përpara!
Maersk, një nga firmat më të mëdha në botë të transportit të kontejnerëve, raportoi të mërkurën një rënie të fitimeve të tremujorit të katërt, por postoi......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga rimëkëmbja e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e dy ditëve më parë, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe shqetësimeve që......