Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2023, 14:25

Pas 1 dekade, gati numërimi i fermave dhe bagëtive

Nga SCAN TV
Pas 1 dekade, gati numërimi i fermave dhe bagëtive

INSTAT parashikon që në vitin 2024, pas Censit të popullsisë, të implementohet edhe Censi i Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.

Censi do të kontribuojë gjithashtu në krijimin e regjistrit statistikor të fermave, i cili do të jetë burimi i vrojtimeve me karakter bujqësor në të ardhmen.  Aktualisht, INSTAT ka filluar fazën parapërgatitore për realizimin e këtij ushtrimi.

Fillimisht është përgatitur një modul pyetjesh të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të popullsisë dhe banesave me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do shërbejë si bazë zgjedhjeje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave. INSTAT parashikon të mbledhë edhe module të veçanta në të gjithë fermat bujqësore që kanë të bëjnë me ujitjen, praktikat e  menaxhimit të tokës, makineritë, pajisjet dhe pemëtarinë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat