Referendum për paratë cash në Zvicër - Qytetarët nuk pranojnë të heqin dorë nga ‘to

Qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të përpiqen të sigurohen që ekonomia e tyre të mos mbetet asnjëherë pa para cash. Kjo pas mbledhjes së një numri të konsiderueshëm firmash për zhvillimin e një referendumi për këtë temë.
FBS - Lëvizja e Zvicrës së Lirë – këmbëngul se paratë e gatshme po luajnë një rol në tkurrjen e shumë ekonomive, pasi pagesat elektronike bëhen zgjedhja kryesore për transaksionet në shoqëritë gjithnjë e më të dixhitalizuara, duke e bërë më të lehtë për shtetin të monitorojë veprimet e qytetarëve të tij.
FBS kërkon një klauzolë të shtuar në ligjin e monedhës së Zvicrës, i cili rregullon mënyrën se si banka qendrore dhe qeveria menaxhojnë ofertën e parasë, duke përcaktuar se një "sasi e mjaftueshme" kartëmonedhash ose monedhash duhet të mbetet gjithmonë në qarkullim.
FBS tha se kishte mbledhur mbi 111 mijë nënshkrime në mbështetje të masës, më shumë se 100 mijë të nevojshme për të organizimin e një referendumi. Sipas sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, propozimi do të bëhej ligj nëse miratohej nga votuesit, megjithëse qeveria dhe parlamenti do të vendosnin se si do të zbatohet ai ligj. FBS këmbëngul se heqja e parave cash nga qarkullimi nuk prek vetëm çështjet e transparencës, thjeshtësisë ose sigurisë, por gjithashtu mbart një rrezik të madh të mbikëqyrjes totalitare. Kjo lëvizje e sheh Zvicrën si një standard europian për mbrojtjen e parave të gatshme, pasi shtytja e garancive të tilla në Bashkimin Europian do të përfshinte procesin "pothuajse të pamundur" të sigurimit të miratimit nga të 27 vendet anëtare.
E përshpejtuar nga ndikimi i bllokimeve të COVID-19, tendenca drejt rritjes së pagesave pa para ishte e dukshme që në vitin 2017, kur një studim i Ipsos zbuloi se më shumë se një e treta e europianëve dhe amerikanëve do të kalonin me kënaqësi në sistemin pa para cash dhe 20% pothuajse e bëjnë këtë tashmë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Deficit rekord prej 25 miliard dollarësh në Rusi - Sanksionet: Të ardhurat nga nafta dhe gazi ranë me 46% në janar
Pasojat nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, kanë filluar të kenë ndikim në tablonë fiskale të Rusisë pasi të ardhurat e......

113% më shumë para false në Qipro / Në 2022–shin, 451 kartmonedha të falsifikuara u hoqën nga qarkullimi
Në vitin 2022, 451 kartëmonedha euro të falsifikuara u hoqën nga qarkullimi në Qipro, një rritje prej 113,7% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën......

Embargo ndaj naftës ruse - Moska gjen rrugë të tjera alternative për të depërtuar në Europë
Në Bashkimin Europian ka hyrë në fuqi ndalimi i importit të prodhimeve të naftës nga Rusia, përfshi dhe karburantet për automjetet dhe avionët. Masa, për të......

KE u jep para kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike - Një fond 1.36 miliard euro për kompensimin e kostos së lartë
Një shumë prej 1.36 miliardë eurosh është miratuar nga Komisioni Europian për kompensimin e kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike, për cmimin e......

7 në 10 familje britanike të frikësuara nga kosto e jetesës - 72% e tyre presin të goditen rëndë nga kriza aktuale
Rreth 72% e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë frikë se do të preken rëndë ose mesatarisht nga kriza e kostos së jetesës në pjesën e parë të vitit 2023,......

Eksperti: Juani kinez do t'i japë fund dominimit të dollarit amerikan dhe do të krijojë një sistem valutor bipolar në dekadën e ardhshme!
Dollari amerikan po përballet me një kërcënim nga juani kinez dhe fundin e dominimit të tij në sistemin financiar global, sipas Nouriel Roubini, kryeekonomist......

Minatori më i madh në botë i metaleve të çmuara kërkon të blejë rivalin e tij për 17 miliardë dollarë!
Newmont Corp. në SHBA, minatori më i madh në botë i metaleve, po ofron 17 miliardë dollarë për të blerë Newcrest Mining Ltd. të Australisë dhe për të krijuar......

Mbreti i planetëve zbulohet të ketë mbi 90 hëna që rrotullohen rreth tij!
Jupiteri tashmë mund të vlerësohet ‘zyrtarisht’ si mbreti i planetëve, pasi ai është më i madhi në sistemin tonë diellor dhe tani, gjigandi i gazit ka edhe më......