Kredia për apartamente, bankat nuk po rrisin interesat - Huaja në lekë dhe veçanërisht në euro nuk po reflekton rritjen e normës bazë nga BSH

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin shumë të lartë prej 2.75%, duket se nuk po refletohet tërësisht te kredia hipotekore, veçanërisht për segmentin e individëve. Një sinjal se përtej inflacionit dhe rritjes së njëpasnjëshme të normës bazë të interesit, bankat tregtare duan të vijojnë kreditimin e blerjes së apartamenteve.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, Normat mesatare të ponderuara të interesit të huave të reja mujore të individëve në lekë për qëllime banimi në dhjetor të vitit 2022 rezultojnë në vlerën 4.53%. Nga vera e vitit të shkuar, norma e intresit të huave për blerje banesash nisi rritjen e vazhdueshme për të shkuar nga 3.8% në qershor, në mbi 4% në vjeshtë. Ato arritën vlerën më të lartë prej 4.87% në tetor të vitit të shkuar, por dy muajt e fundit tendenca rritëse u ndërpre, madje ra dukshëm në dhjetor.
I njëjti fenomen ka ndodhur edhe për huanë për blerje banesash për segmentin e individëve në euro. Edhe këtu pritej rritje normash të interesave për shkak të rritjes së normës bazë nga ana e Bankës Qendrore Evropiane. Në muajin dhjetor, Normat mesatare të ponderuara të interesit të huave të reja mujore të individëve në euro rezultuan në kuotën 2.75% në dhjetor 2022, në rënie të dukshme krahasuar me muajt shtator e tetor, kur ato u rritën mbi 3%.
Duket se bankat po preferojnë të shtrëngojnë standartet e miratimit të kredive të reja, por jo përmes rritjes së normave të interesave. Në vrojtimin e fundit të kreditimit të individëve, Banka e Shqipërisë nënvizon se shtimi i konkurrencës në sistem bankar u raportua si faktor me ndikim pozitiv në standardet e kreditimit për tremujorin e katërt të vitit 2022.
SCAN
Sondazh

Pas 1 dekade, gati numërimi i fermave dhe bagëtive
INSTAT parashikon që në vitin 2024, pas Censit të popullsisë, të implementohet edhe Censi i Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e......

Referendum për paratë cash në Zvicër - Qytetarët nuk pranojnë të heqin dorë nga ‘to
Qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të përpiqen të sigurohen që ekonomia e tyre të mos mbetet asnjëherë pa para cash. Kjo pas mbledhjes së një numri të......

Deficit rekord prej 25 miliard dollarësh në Rusi - Sanksionet: Të ardhurat nga nafta dhe gazi ranë me 46% në janar
Pasojat nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, kanë filluar të kenë ndikim në tablonë fiskale të Rusisë pasi të ardhurat e......

113% më shumë para false në Qipro / Në 2022–shin, 451 kartmonedha të falsifikuara u hoqën nga qarkullimi
Në vitin 2022, 451 kartëmonedha euro të falsifikuara u hoqën nga qarkullimi në Qipro, një rritje prej 113,7% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën......

Embargo ndaj naftës ruse - Moska gjen rrugë të tjera alternative për të depërtuar në Europë
Në Bashkimin Europian ka hyrë në fuqi ndalimi i importit të prodhimeve të naftës nga Rusia, përfshi dhe karburantet për automjetet dhe avionët. Masa, për të......

KE u jep para kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike - Një fond 1.36 miliard euro për kompensimin e kostos së lartë
Një shumë prej 1.36 miliardë eurosh është miratuar nga Komisioni Europian për kompensimin e kompanive që harxhojnë më shumë energji elektrike, për cmimin e......

7 në 10 familje britanike të frikësuara nga kosto e jetesës - 72% e tyre presin të goditen rëndë nga kriza aktuale
Rreth 72% e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë frikë se do të preken rëndë ose mesatarisht nga kriza e kostos së jetesës në pjesën e parë të vitit 2023,......

Eksperti: Juani kinez do t'i japë fund dominimit të dollarit amerikan dhe do të krijojë një sistem valutor bipolar në dekadën e ardhshme!
Dollari amerikan po përballet me një kërcënim nga juani kinez dhe fundin e dominimit të tij në sistemin financiar global, sipas Nouriel Roubini, kryeekonomist......