Pse të huajt zgjedhin Shqipërinë për të blerë prona? - Sipërmarrësja Oksana Genkina: Janë çmime të lira në raport me rajonin

Kërkesa gjithnjë e në rritje, veçanërisht nga të huajt do të sjellë shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve të apartamenteve. Oksana Genkina, sipërmarrëse thotë se interesi nga të huajt për të blerë prona në Shqipëri është rritur ndjeshëm.
Kjo për disa arsye, duke veçuar çmimet më të favorshme në raport me vendet e rajonit, taksat e ulta dhe perspektivën që ka ky treg në të ardhmen.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Genkina u ndal edhe tek situata aktuale. Sipas saj në 6 muajt e fundit ka një stabilitet apo qendrueshmëri të çmimeve, por ajo që ka ndodhur është se janë rritur ndjeshëm çmimet e qirave.
Tregu i pasurive të paluajtshme ka njohur një rritje të vrullshme përgjatë viteve të fundit. Për shkak të rregullimeve ligjore të bëra ndër vite, shton Genkina apartamentet tani janë më cilësore dhe më të sigurta, gjë që ka rritur kërkesën për rrjedhojë edhe ofertën.
Zonat në kryeqytet të cilat ofrojnë një çmim më të volitshëm aktualisht, janë periferia, apo kurora e Tiranës, ku një metër kator shkon 1 mijë euro.
Ndërsa në qendër niveli i çmimeve përcaktohet nga disa komponentë, duke veçuar këtu edhe “moshën” e godinës. Në këto raste, pra kur godina është disavjeçare aplikohet 1 për qind zbritje për çdo vit amortizim, një skemë kjo që ka nxitur edhe shitjen e tyre.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

“Rrogat janë rritur, ejani nga Gjermania!” - Dervishi, të rinjve: Vende pune ka plot, 2024 gur prove në turizëm
Në këtë vit ku Shqipëria është në pritje të 14 milionë vizitorëve, turizmi është përballë një sfide të madhe, kërkesës për fuqi punëtore. Kryetari i Shoqatës......

76 operatorë ekonomikë u ankuan për tenderët në mars - KPP arkëton mbi 17.7 milionë lekë. Arkëton 1.3 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit
Për Prokurimet Publike janë adresuar 76 ankesa për muajin mars të këtij viti. Referuar buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, ankesat përsa i......

Central ere në Vaun e Dejës - Rritet interesi i investitorëve për energjinë eolike. Dy aplikime në pak javë
Invstitorët privatë kanë rritur interesin për energjinë eolike, teksa brenda pak javësh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2......

Si ndikojnë në ekonomi tendencat moshore? - Raporti i varësisë së të moshuarve "cënon" pensionet
Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues......

Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri - Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
Numri i pronave të pashitura ka rënë për shkak të uljes së cmimeve dhe rritjes së kërkesës nga të huajt. Referuar një sondazhi të Bankës së Shqipërisë me......

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Drejt finalizimit kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e......

Emigracioni po rritet me pasoja të mëdha ekonomike - Shumica e atyre që zgjedhin të migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale
Bota e pasur është në mes të një boom-i të paprecedentë emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë emigruan në SHBA se sa u larguan, gati katër......

Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......