Pronarët që kompensohen me 20%, Qeveria pret të 10-fishohen - Synohet rritja e numrit të subjekteve që pranojnë të heqin dorë nga 80% e shumës

Qeveria planifikon të rrisë thuajse me 10-fish numrin e pronarëve që pranojnë formën e kompensimit me kusht, e cila parashikon heqjen dorë nga deri 80% e vlerës financiare që u garanton ligji, në këmbim të marrjes jashtë radhe të pjesës së mbetur prej 20%. Scan Televizion ka zbardhur planet buxhetore afatmesme të Qeverisë, e cila parashikon që numri i tyre të shkojnë në 2130 brenda vitit 2026.
Skema e kompensimit me kusht aplikohet që në vitin 2016. Që prej atij viti, janë në total 269 subjekte që kanë pranuar të heqin dorë nga pjesa më e madhe e kompensimit në këmbim të marrjes së tij jashtë radhe. Në total për këta subjekte janë paguar me këste rreth 1.7 miliardë lekë, apo afërisht 17 milionë dollarë. Vlen për t’u përmendur, se ATP raporton që i ka kursyer buxhetit më shumë se 6.8 miliardë lekë, apo afërisht 68 milionë dollarë përmes kësaj formule.
Është një formulë e kontestuar me forcë nga shoqatat e pronarëve, por nga e cila Qeveria pret të kursejë shumë para. Në dokumentin zyrtar të zbardhur nga Scan, theksohet se Qeveria pret që brenda vitit 2024 të përfshihen në këtë skemë kompensimi 1760 pronarë. Ndërkohë që në terma afatmesme, deri në vitin 2026, Qeveria pret të heqin dorë nga pjesa dërrmuese e kompensimit thuajse dhjetëfishi i numrit aktual, plot 2130 pronarë.
Në rast se kursimi i fondeve të Qeverisë për 269 subjekte arrin aktualisht në rreth 68 milionë dollarë, për 2130 subjekte, shifrat do të ishin shumë të lartë. Sipas vlerësimeve aktuale të Qeverisë, fatura totale e kompensimit arrin në rreth 1 miliardë dollarë. Shumëfishimi i mumrit të pronarëve që pranojnë të përfshihen në këtë formule do ta zbuste ndjeshëm faturën për arkën e shtetit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Peshkimi del nga “rrjeta”! - Në 7 muaj, të huajt blejnë 4.3 miliardë lekë produkte nga Shqipëria
Peshkimi është një sektor që po njeh rritje graduale në vend sa i takon prodhimit por edhe eksportit të këtyre produkteve. Referuar të dhënave zyrtare të......

1.8 milionë të huaj vetëm në korrik - Turistët u rritën me 26%. Gjysma janë nga Kosova, por habisin malazezët, italianët dhe turqit!
Instat ka publikuar të dhënat e para zyrtare që hedhin dritë nëpërmjet shifrave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, pasi bëhet fjalë për hyrjet e shtetasve të......

Çfarë shërbimesh kërkojnë më shumë bizneset? - Dominon regjistrimi si person fizik, mbi 35 mijë aplikime për pezullim aktiviteti
Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar afro 280 mijë aplikime nga subjektet në një vit, ku pjesën më të madhe e përbëjnë ato në regjistrin tregtar,......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII me impakt të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit
Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore......

Anijet me kontejnerë ‘ngecin’ në portet aziatike – Rënia e kërkesës po shton stoqet e tepërta!
Ka qenë një verë e ngadaltë për rrugët e transportit nga Azia në Europë dhe më gjerë dhe shpresat për një sezon të pikut tradicional, kur porositë për pushime......

BRICS në bisedime për një monedhë të përbashkët: De-dollarizimi është ende shumë larg!
Tregtimet e naftës ndonjëherë janë shlyer në juan kinez, rubla ruse ose rupi indiane, por ideja e "de-dollarizimit" ose largimit nga dollari amerikan për të......

Mënyrat alarmante se si nxehtësia ekstreme ndikon në trurin tuaj!
Me valët e të nxehtit të verës që vazhdojnë të djegin pjesën më të madhe të botës, nuk është për t'u habitur të shohësh dhe ndjesh ndryshime në sjellje, si për......

Bankat zvicerane dhe pastrimi i parave - Më shumë se 30 prej tyre rezultuan problematike gjatë kontrollit
Autoriteti i tregjeve financiare të Zvicrës konfirmoi se një rishikim i thelluar i më shumë se 30 bankave i kryer këtë pranverë zbuloi se ‘një numër i madh’ i......