Shqipëria Postuar më 25 Gusht 2023, 14:19

Çfarë shërbimesh kërkojnë më shumë bizneset? - Dominon regjistrimi si person fizik, mbi 35 mijë aplikime për pezullim aktiviteti

Nga SCAN TV
Çfarë shërbimesh kërkojnë më shumë

Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar afro 280 mijë aplikime nga subjektet në një vit, ku pjesën më të madhe e përbëjnë ato në regjistrin tregtar, ndjekur nga aplikimet në regjistrin e pronarëve përfitues dhe më pak peshë zënë aplikimet në regjistrin kombëtar të licencave, lejeve dhe autorizimeve. Por cilat janë shërbimet që kërkojnë më së shumti bizneset në vend? Referuar raportit vjetor të Qendrës Kombëtare të Biznesit për vitin që lamë pas, rezulton se shërbimi më i kërkuar është regjistrimi për person fizik me afro 49.748 aplikime në total, ku gjysma prej tyre kanë qenë në sportel dhe gjysma on line.

Ndërsa, 48.862 aplikime janë regjistruar për ndryshim personi fizik. Në vendin e tretë renditen aplikimet për pezullim të aktivitetit, të cilat arrijnë një numër prej 35,267  të tilla.  25.477  janë kërkesa për bilancet vjetore të subjekteve; 21.530 aplikime kanë qenë për Regjistrim si  Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar; 13054 për Aktivizim i Aktivitetit të Pezulluar si dhe 9919, Çregjistrim Person Fizik. Aplikimet për shërbimet e tjera kanë një nivel më të ulët.

Prej 1 Majit 2022, të gjitha shërbimet e Qendrës Kombëtare të Biznesit ofrohen vetëm elektronikisht nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, dhe sportelet fizike të shërbimit të QKB-së janë mbyllur. Ofrimi i shërbimeve tërësisht online ka angazhuar të gjithë punonjësit e institucionit në dhënien e asistencës për përfaqësuesit e subjekteve në kryerjen e aplikimeve me sukses.

Shërbimet më të kërkuara në QKB

Regjistrim personi fizik 49.748 aplikime

Ndryshim personi fizik 48.862 aplikime

Pezullim të aktivitetit 35.267  aplikime

Regjistrim si  Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar  21.530 aplikime

Bilancet vjetore 25.477

Aktivizim i Aktivitetit të Pezulluar 13.054  aplikime

Çregjistrim Person Fizik  9919 aplikime

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat