Bota Postuar më 25 Gusht 2023, 11:18

Automjetet elektrike kineze mbeten stok - Misteri i mijëra të tillave të braktisura prej kohësh

Nga SCAN TV
Automjetet elektrike kineze mbeten stok - Misteri i mijëra të tillave

Prej vitesh kanë mbërritur video nga Kina ku shfaqen fusha me mijëra automjete të braktisura, kryesisht elektrike, të cilat ngjallin interes në internet: kurioziteti është i dukshëm, për të kuptuar pse këto automjete përfunduan në një vend të tillë dhe cili është fati i tyre. Bloomberg TV ka hetuar misterin dhe me ndihmën e imazheve satelitore dhe dronëve i ka dhënë një përgjigje pyetjes. Këto hapësira të mbushura me automjete elektrike nuk janë një incident i izoluar, pasi janë parë në dhjetëra qytete kineze që në vitin 2019. Ka një numër të madh automjetesh elektrike identike dhe shpesh relativisht moderne të parkuara shumë pranë njëra-tjetrës. Shumica duket se janë braktisur prej një kohe të gjatë

Pas misterit qëndron rënia tronditëse e tregut dikur në lulëzim të shpërndarjes së automjeteve elektrike në Kinë. Në industrinë e automobilave, përfundimi i stimujve të kombinuar me faktorë të tjerë, përfshirë mungesën e parkimit falas dhe ardhjen e gjeneratës së re dhe më të sofistikuar të automjeteve elektrike - ato që kanë mbërritur dhe po vijnë në tregun europian, ka bërë që modelet e vjetra të dalin nga skena duke falimentuar një numër të madh biznesesh të reja.

Kina aktualisht po bëhet tregu më i madh në botë, duke zënë 60% të flotës globale të automjeteve elektrike. Kjo përkundër faktit se numri i prodhuesve vendas të automjeteve elektrike ka rënë nga pothuajse 500 në vitin 2019 në rreth 100 në vitin 2023. Ky është një tregues i një serioziteti më të madh të prodhuesve, të cilët janë gjithashtu të vetëdijshëm se pa vëmendje më të madhe ndaj mjedisit, do ta gjenin rrugën të bllokuar në Kontinentin e Vjetër.

Megjithatë, problemi mjedisor i mijëra automjeteve të vogla elektrike që do të asgjësohen, mbetet. Bloomberg TV i përshkruan makinat e braktisura si “një paraqitje befasuese e tepricave dhe mbetjeve që mund të ndodhin kur kapitali rrjedh në një industri në lulëzim, dhe ndoshta edhe një monument i çuditshëm për përparimin sizmik të transportit elektrik në vitet e fundit.” . Sipas Qendrës Kineze të Teknologjisë dhe Kërkimit të Automobilave, heqja e baterive kineze të automjeteve elektrike që ishte rreth 200 mijë ton në vitin 2020, do të rritet në 780 mijë ton deri në vitin 2025: do të ketë një pushtim të vërtetë të baterive të konsumuara për t'u asgjësuar.

Nga hetimi dalin aspekte shqetësuese: bateritë e konsumuara vendosen në një treg të zi për riciklim, me zero garanci që materialet toksike nuk do të përfundojnë në tokë apo në mjedis. Sipas mediave shtetërore kineze, çmimi i riciklimit të baterive të automjeteve me litium varion nga 1250 deri në 1563 dollarë për ton. Por çmimet zyrtare janë shumë më të larta se ato në tregun e zi, ku nuk ka kontroll mbi atë që asgjësohet, kështu që llogaritet se 80% e këtyre baterive të mbetura i nënshtrohen proceseve të ‘errëta’.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......