Europa Postuar më 25 Gusht 2023, 11:17

“Ngec” ekonomia e Gjermanisë - Situata negative në tremujorin e dytë pas recesionit dimëror

Nga SCAN TV
“Ngec” ekonomia e Gjermanisë - Situata negative në

Ekonomia gjermane ngeci në tremujorin e dytë krahasuar me tre muajt e mëparshëm, pas një recesioni dimëror, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave. Shifra e rritjes ‘zero’ për tre muajt deri në korrik ishte në përputhje me një vlerësim të parë të publikuar në fund të korrikut. Nga viti në vit, PBB-ja e rregulluar u tkurr me 0.2% në tremujorin e dytë.

Nga tremujori në tremujor, aktiviteti ekonomik kishte rënë me 0.4% në tremujorin e katërt të 2022 dhe me 0.1% në tremujorin e parë të 2023. Dy tremujorë radhazi tkurrjeje zakonisht përcaktojnë një recesion.

Konsumi i familjeve tregoi rritje zero në tremujorin e dytë nga i pari dhe shpenzimet e qeverisë u rritën me 0.1%. Investimet kapitale gjithashtu u rritën në mënyrë modeste ndërsa eksportet ranë me 1.1%. Bundesbank pret që prodhimi ekonomik të mbetet sërish i pandryshuar në tremujorin e tretë, sipas një raporti mujor të botuar së fundmi.

Një treg elastik i punës, rritje të forta të pagave dhe rënia e inflacionit duhet të nxisin konsumin privat, por prodhimi industrial do të mbetet i dobët për shkak të kërkesës së huaj të ngadaltë, thuhet ndër të tjera në raport.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......