Bankat zvicerane dhe pastrimi i parave - Më shumë se 30 prej tyre rezultuan problematike gjatë kontrollit

Autoriteti i tregjeve financiare të Zvicrës konfirmoi se një rishikim i thelluar i më shumë se 30 bankave i kryer këtë pranverë zbuloi se ‘një numër i madh’ i tyre nuk arriti të përmbushte kërkesat bazë për analizimin e rrezikut të pastrimit të parave. Autoriteti, i njohur si FINMA, tha se rishikimi u nxit nga shenja të përsëritura të mangësive në analizën e rrezikut të pastrimit të parave gjatë vizitave të rregullta në institucionet financiare.
Vlerësimi i dobët i bankave - të cilat nuk u identifikuan me emër - është i rëndësaishëm sepse Zvicra renditet në vendin e parë në mbarë botën në menaxhimin e pasurisë. Firma konsulente ‘Boston Consulting Group’, në “Raportin për Pasurinë Globale 2023” të publikuar në fund të qershorit, parashikoi që Hong Kongu është gati të eklipsojë Zvicrën si një qendër - rezervash për pasuri deri në vitin 2025.
Zvicra ka pasur prej kohësh një reputacion të mirë për sekretin bankar, megjithëse disa ekspertë të pastrimit të parave thonë se ajo të paktën pjesërisht e ka ndryshuar qasjen e saj në vitet e fundit – si për shembull duke shkëmbyer më shumë informacione për të ndihmuar në luftën ndaj evazionit fiskal nga depozituesit.
“FINMA rishikoi analizat e rrezikut të mbi 30 bankave në pranverën e vitit 2023”, thuhet në raport. “Duke bërë këtë, u zbulua se një numër i madh i analizave të rrezikut të ekzaminuara nuk plotësonin kërkesat bazë për një analizë të tillë.”
Autoriteti përmendi “disa raste” në të cilat bankat nuk arritën të jepnin një përkufizim adekuat të tolerancës ndaj rrezikut për pastrimin e parave, gjë që do të përfshinte vendosjen e kufijve për rreziqe më të ulëta. Në thelb, autoriteti sugjeroi që shumë nga bankat duhet të bëjnë më shumë për të luftuar pastrimin e parave dhe dha udhëzime - madje edhe me një tabelë kategorish të sugjeruara - që bankat të ndiqnin.
Autoritetet në Zvicër dhe më gjerë kanë zbuluar një sërë rastesh të pastrimit të parave që përfshijnë institucionet financiare zvicerane në vitet e fundit. Në qershor të vitit të kaluar, një gjykatë zvicerane gjobiti ‘Credit Suisse’ mbi 2 milionë dollarë për dështimin në parandalimin e pastrimit të parave të lidhura me një organizatë kriminale bullgare më shumë se një dekadë më parë. Një sërë problemesh në ‘Credit Suisse’, banka nr. 2 e Zvicrës, kërcënuan të trondisnin tregjet financiare globale në fillim të këtij viti dhe çuan në marrjen nën kontroll të saj nga rivalja UBS dy muaj më parë.
Dorina Kurtaj /SCAN

Rritje dramatike e normës së interesit në Turqi - Aktualisht, inflacioni në vend është në nivelin 48%
Banka qendrore e Turqisë bëri një lëvizje “shokuese” duke rritur normën bazë të interesit me 750 pikë bazë në 25%. Kjo ishte më e madhe se sa pritej dhe......

Automjetet elektrike kineze mbeten stok - Misteri i mijëra të tillave të braktisura prej kohësh
Prej vitesh kanë mbërritur video nga Kina ku shfaqen fusha me mijëra automjete të braktisura, kryesisht elektrike, të cilat ngjallin interes në internet:......

“Ngec” ekonomia e Gjermanisë - Situata negative në tremujorin e dytë pas recesionit dimëror
Ekonomia gjermane ngeci në tremujorin e dytë krahasuar me tre muajt e mëparshëm, pas një recesioni dimëror, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e......

Trump poston në X për herë të parë në më shumë se 2 vjet – Aktivizimi në platformë erdhi në të njëjtën ditë kur iu dorëzua autoriteteve
Për herë të parë në më shumë se dy vjet, Donald Trump të enjten u kthye në X, uebsajti i njohur më parë si Twitter, duke u rishfaqur në platformën që luajti......

Putin trajton problemet e mëdha të inflacionit të Rusisë – Rubla, monedha e tretë me performancën më të keqe këtë vit
Më 22 gusht, Vladimir Putin foli për sfidat financiare me të cilat përballet ekonomia ruse në një takim televiziv me zyrtarë qeveritarë, në të cilin ai kërkoi......

Ndryshimet klimatike dhe El Niño po nxisin një valë të rrallë të të nxehtit dimëror!
Brazili është goditur nga temperatura rekord prej gati 42°C, pavarësisht se është ende në dimër. Vala e rrallë e të nxehtit përfshiu 19 nga 26 shtetet e......

OJQ-të kërkojnë rishikim të objektivave të BE-së për reduktimin e emetimeve!
OJQ-të kërkuan gjatë kësaj jave një rishikim të brendshëm të një vendimi zbatues të Komisionit Europian që përcakton lejimet vjetore të emetimeve për çdo shtet......

Guterres: Strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve......