Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII me impakt të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë.
Kjo rrugë së bashku me së bashku me aksin Durrës - Prishtinë - Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje - Perëndim për lëvizjen e mallrave.
Kryeministri Edi Rama së bashku me Zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në terren për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punës në rrugën që po ndërtohet, e cila fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në fshatin Labinot Fushë dhe përfundon në kilometrin 44, në afërsi të pikës doganore Qafë Thanë.
“Jemi në lotin e parë të rrugës Elbasan- Qafë Thanë. Një vepër që do të zhvillohet në 8 lote ndërkohë që loti i parë dhe i dytë janë aktivë në këtë moment. Në vitin 2024 do vazhdojmë me hapjen e lotit te pestë dhe të gjashtë. Viti 2025 do jetë viti i lotit të 7 dhe të 8, duke qenë se ka të bëjë edhe me financimet si do të vazhdojmë. Është një pjesë e rëndësishme e korridorit të 8-të që nis nga fshati Labinot Fushë dhe vazhdon 44 kilometra ne një rrugë që siç e shikoni ju me të gjitha parametrat e autostradës moderne, kushteve të sigurisë edhe kategorisë së rrugës dhe vazhdon deri në afërsi të qafë Thanës.” – shpjegoi Ministrja Balluku.
Projekti do të shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me Qendrat Administrative dhe Qendrat Administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës.
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve.
SCAN
Sondazh

Anijet me kontejnerë ‘ngecin’ në portet aziatike – Rënia e kërkesës po shton stoqet e tepërta!
Ka qenë një verë e ngadaltë për rrugët e transportit nga Azia në Europë dhe më gjerë dhe shpresat për një sezon të pikut tradicional, kur porositë për pushime......

BRICS në bisedime për një monedhë të përbashkët: De-dollarizimi është ende shumë larg!
Tregtimet e naftës ndonjëherë janë shlyer në juan kinez, rubla ruse ose rupi indiane, por ideja e "de-dollarizimit" ose largimit nga dollari amerikan për të......

Mënyrat alarmante se si nxehtësia ekstreme ndikon në trurin tuaj!
Me valët e të nxehtit të verës që vazhdojnë të djegin pjesën më të madhe të botës, nuk është për t'u habitur të shohësh dhe ndjesh ndryshime në sjellje, si për......

Bankat zvicerane dhe pastrimi i parave - Më shumë se 30 prej tyre rezultuan problematike gjatë kontrollit
Autoriteti i tregjeve financiare të Zvicrës konfirmoi se një rishikim i thelluar i më shumë se 30 bankave i kryer këtë pranverë zbuloi se ‘një numër i madh’ i......

Rritje dramatike e normës së interesit në Turqi - Aktualisht, inflacioni në vend është në nivelin 48%
Banka qendrore e Turqisë bëri një lëvizje “shokuese” duke rritur normën bazë të interesit me 750 pikë bazë në 25%. Kjo ishte më e madhe se sa pritej dhe......

Automjetet elektrike kineze mbeten stok - Misteri i mijëra të tillave të braktisura prej kohësh
Prej vitesh kanë mbërritur video nga Kina ku shfaqen fusha me mijëra automjete të braktisura, kryesisht elektrike, të cilat ngjallin interes në internet:......

“Ngec” ekonomia e Gjermanisë - Situata negative në tremujorin e dytë pas recesionit dimëror
Ekonomia gjermane ngeci në tremujorin e dytë krahasuar me tre muajt e mëparshëm, pas një recesioni dimëror, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e......

Trump poston në X për herë të parë në më shumë se 2 vjet – Aktivizimi në platformë erdhi në të njëjtën ditë kur iu dorëzua autoriteteve
Për herë të parë në më shumë se dy vjet, Donald Trump të enjten u kthye në X, uebsajti i njohur më parë si Twitter, duke u rishfaqur në platformën që luajti......