1.8 milionë të huaj vetëm në korrik - Turistët u rritën me 26%. Gjysma janë nga Kosova, por habisin malazezët, italianët dhe turqit!

Instat ka publikuar të dhënat e para zyrtare që hedhin dritë nëpërmjet shifrave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, pasi bëhet fjalë për hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë gjatë Korrikut, kur edhe sezoni është në kulmin e tij. Sipas këtyre shifrave, turistët janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kujtojmë se viti 2022 ndërkohë regjistronte rekordin historik të turistëve në Shqipëri. Ky vit po e tejkalon ndjeshëm rekordin e kaluar. Me 26% në terma vjetorë janë rritur si turistët e huaj edhe ata shqiptarë, sinjalizojnë shifrat zyrtare.
Në terma 7-mujorë ndërkohë, pra gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, vendin tonë e kanë vizituar plot 5.17 milionë turistë të huaj, dhe rreth 8.88 milionë turistë gjithsej, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë. Këta të fundit përfaqësojnë ata që kanë dalë nga vendin dhe janë rikthyer, por kryesisht shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë dhe nuk gëzojnë shtetësinë e vendit ku jetojnë dhe punojnë. Përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti, sipas shifrave rezulton se kanë hyrë në Shqipëri rreth 30% më shumë shtetas të huaj krahasuar me 7-mujorin e vitit 2022.
Gjatë Korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.8 milionë shtetas të huaj, nga rreth 1.4 milionë që ishin hyrjet gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraardhës. `Scan intel` ka analizuar 10 vendet kryesore të origjinës së tyre dhe si kanë ndryshuar tendencat krahasuar me vitin 2022. Të 10-të vendet e origjinës regjistrohen me rritje, ndërkohë që Maqedonia e Veriut regjistron rritjen më të ulët, me vetëm 6.5%. Pavarësisht kësaj, renditet e 5-ta ndër vendet e origjinës së turistëve në Shqipëri, me rreth 84 mijë turistë në korrik. Vendi me rritjen më të lartë është Turqia, me rreth 222%. Ky vend renditet i 10-ti ndër ato të origjinës së turistëve në Shqipëri në Korrik, me rreth 30 mijë hyrje. Pas Turqisë ndjek Mali i Zi, me 196% rritje, dhe me rreth 100 mijë turistë në një muaj. Kjo rritje prej 3-fish e ka pozicionuar Malin e Zi të 3-tin ndër vendet e origjinës së turistëve në vendin tonë. Edhe Greqia e Gjermania regjistrojnë rritje mjaft të lartë, mbi 60%, por gjasat janë që një pejsë e konsiderueshme e tyre të jenë shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këto vende, duke pasur parasysh faktin se janë dy shtete që nuk e kanë dyshtetësinë (ose e njohin në raste të vecantë, siç është shembulli i Gjermanisë).
Kosova mbetet në vend të parë, me rreth 847 mijë turistë në Korrik, nga 1.8 milionë në total, ose 48% të totalit. Në vend të dytë ndjekin italianët, me rreth 120 mijë hyrje në total gjatë Korrikut, në rritje me 44.5% në terma vjetorë. Këta të fundit përfaqësojnë rreth 7% të totalit. Pra, 1 në 15 turistë të huaj në vendin tonë gjatë Korrikut rezulton të ketë qenë Italian. Në “Top 10”-she shohim edhe vende si Polonia apo Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.
Nëse zbresim më poshtë në renditje shohim se rritje të konsiderueshme, mbi 100% në terma vjetorë regjistrojnë edhe vende si Spanja, Ukraina apo Bosnje Hercegovina, ndërkohë që Serbia me Çekinë raportojnë rritje mes 80% dhe 90% të turistëve. Kujtojmë se gjatë Qershorit hyrjet e turistëve nga Serbia pësuan një tkurrje të dukshme, por tendenca duket të jetë përmbysur.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Çfarë shërbimesh kërkojnë më shumë bizneset? - Dominon regjistrimi si person fizik, mbi 35 mijë aplikime për pezullim aktiviteti
Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar afro 280 mijë aplikime nga subjektet në një vit, ku pjesën më të madhe e përbëjnë ato në regjistrin tregtar,......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII me impakt të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit
Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore......

Anijet me kontejnerë ‘ngecin’ në portet aziatike – Rënia e kërkesës po shton stoqet e tepërta!
Ka qenë një verë e ngadaltë për rrugët e transportit nga Azia në Europë dhe më gjerë dhe shpresat për një sezon të pikut tradicional, kur porositë për pushime......

BRICS në bisedime për një monedhë të përbashkët: De-dollarizimi është ende shumë larg!
Tregtimet e naftës ndonjëherë janë shlyer në juan kinez, rubla ruse ose rupi indiane, por ideja e "de-dollarizimit" ose largimit nga dollari amerikan për të......

Mënyrat alarmante se si nxehtësia ekstreme ndikon në trurin tuaj!
Me valët e të nxehtit të verës që vazhdojnë të djegin pjesën më të madhe të botës, nuk është për t'u habitur të shohësh dhe ndjesh ndryshime në sjellje, si për......

Bankat zvicerane dhe pastrimi i parave - Më shumë se 30 prej tyre rezultuan problematike gjatë kontrollit
Autoriteti i tregjeve financiare të Zvicrës konfirmoi se një rishikim i thelluar i më shumë se 30 bankave i kryer këtë pranverë zbuloi se ‘një numër i madh’ i......

Rritje dramatike e normës së interesit në Turqi - Aktualisht, inflacioni në vend është në nivelin 48%
Banka qendrore e Turqisë bëri një lëvizje “shokuese” duke rritur normën bazë të interesit me 750 pikë bazë në 25%. Kjo ishte më e madhe se sa pritej dhe......

Automjetet elektrike kineze mbeten stok - Misteri i mijëra të tillave të braktisura prej kohësh
Prej vitesh kanë mbërritur video nga Kina ku shfaqen fusha me mijëra automjete të braktisura, kryesisht elektrike, të cilat ngjallin interes në internet:......