Projekti 1 mld për litiumin “nxit” debat lokal - Francezët shprehin shqetësimet për pasojat mjedisore të impiantit

Kristi Ceta/SCAN
Një projekt prej 1 miliard euro për litiumin, që do të bëhet operacioni më i madh i minierave në Francë në dekadat e fundit, po provokon debat të nxehtë lokal.
Pesë muaj diskutime publike në Allier, një ish-qendër industriale në Francën juglindore, tregojnë ndarjen e popullsisë lokale mbi planin. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre për çështje që përfshijnë ndotjen e mundshme të ujit, konsumin e madh të energjisë dhe kimikatet e përdorura në procesin e minimit dhe përpunimit të materialeve.
Disa prej tyre sfiduan gjithashtu domosdoshmërinë e projektit, përmes të cilit kompania franceze e minierave Imerys synon të furnizojë mjaftueshëm litium për të prodhuar bateri për më shumë se 660,000 automjete elektrike në vit, duke nisur nga 2028.
Në një përpjekje për të frenuar emetimet e gazeve serrë, BE planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja që përdorin lëndë djegëse fosile deri në vitin 2035 dhe të bindë qytetarët e saj të drejtohen tek elektriciteti. Ky vendim ka kthyer fokusin e bllokut te litiumi, një komponent kyç i baterive të makinave elektrike dhe një mineral kritik, nga i cili Evropa është pothuajse plotësisht e varur nga Kina. Për të rritur nxjerrjen vendase të litiumit, firmat po ndjekin plane për të hapur miniera të reja në vende të tilla si Gjermania, Austria dhe Portugalia.
Por ka pasur protesta të konsiderueshme në të gjithë kontinentin, më së shumti në Serbi, ku mijëra dolën në rrugë këtë verë pasi qeveria ra dakord të furnizonte BE-në përmes një projekti të ri për litiumin.
Pavarësisht dyshimeve lokale, qeveria franceze tashmë ka ndërmarrë hapa për të përshpejtuar projektin. Në korrik, ajo i etiketoi planet si “një projekt me interes të madh kombëtar”. Ky etiketim e lejon Imerys të marrë miratimin administrativ më shpejt, pasi Franca e sheh projektin të rëndësishëm për tranzicionin ekologjik dhe sovranitetin kombëtar.
Institucioni kombëtar për studimet gjeologjike thotë se pjesa më e madhe e potencialit të litiumit në vend pritet të gjendet në Beauvoir. Nxjerrja e tij mund të sigurojë një avantazh konkurrues për industrinë e makinave të vendit. Gjithashtu, ky projekt e vendos Francën në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e Presidentit Macron, i cili synon dy milionë automjete elektrike dhe hibride deri në vitin 2030.
Sondazh

“Rritja e Kinës do të ngadalësohet më tej” - Banka Botërore parashikon pasoja ekonomike në tregun aziatik
Kristi Ceta/SCAN Banka Botërore pret që rritja e Kinës të dobësohet më tej në vitin 2025, pavarësisht nxitjes së përkohshme nga masat e fundit......

Çmimet e konsumit, në nivelin më të ulët që nga qershori 2021- Ushqimet dhe energjia mbajnë peshën kryesore në rritjen e çmimeve
Armela Duka /SCAN Niveli i çmimeve në vend ka vijuar një rënie graduale në muajin shtator, duke u ulur në 1.9%, krahasuar me 2% në gusht dhe 2.1% në......

Punonjësit e vjetër, të diferencuar nga të rinjtë? - Eksperti Muça: Për ata ekzistues duhet të ketë rritje page 5-10% në vit
Diamila Leka/ SCAN Kompanitë e mëdha rekrutojnë punonjës në mënyrë të vazhdueshme, kjo në raport edhe me largimet e punonjësve. Por, sipas studimeve......

“Të përmirësohen auditimet e KLSH për koncesionet e PPP-të” - Debate për rezolutën e vitit 2024. Kuvendi nuk e ka miratuar ende
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 po shkon drejt mbylljes, por Kuvendi nuk ka miratuar ende rezolutën për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me kërkesat që duhet......

Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? - Familjet me arsim të lartë konsumuan 30 mijë lekë/muaj më shumë se ato me arsim 8/9 vjeçar
Xhorxhina Deda/SCAN Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më......

80.5 mln euro lëndë drusore e djegur! - Në 9 muaj u shkrumbuan 46 mijë hektarë. Shifra më e lartë në 12 vite
Hamit Yzeiraj/SCAN Temperaturat përvëluese që na shoqëruan kryesisht përgjatë periudhës korrik-gusht, apo dhe zjarrvëniet me qëllim kanë shkaktuar dëme......

Kreditë afatgjata, më të preferuarat nga qytetarët - Arrin në 495 mld lekë vlera e tyre. Rritje me 3.3% vetëm në muajin gusht
Ledina Elezi/SCAN Deri në fund të muajit gusht, totali i huasë ka arritur në gati 800 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me 1.8% krahasuar......

Bashkitë “refuzojnë” paratë për përmbytjet dhe zjarret - Rama: Skandaloze, ka njësi që nuk kanë marrë kokërr leku
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht fondit në dispozicion për emergjencat civile, që përdoret nga bashkitë në raste përmbytjesh, zjarresh, apo për......