Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? - Familjet me arsim të lartë konsumuan 30 mijë lekë/muaj më shumë se ato me arsim 8/9 vjeçar

Xhorxhina Deda/SCAN
Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më shumë produkte ose shërbime. Niveli i arsimimit konsiderohet si një ndër faktorët kyç të zhvillimit të mirëqenies qoftë në aspektin individual apo edhe atë familjar. Këtë e reflektojnë edhe shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi shpenzimet sipas arsimit të kryefamiljarit. Sipas të dhënave, familjet të cilat kanë kryefamiljarin me arsim të lartë i kanë shpenzimet e konsumit më të larta se familjet me kryefamiljar arsimi i të cilit është 8/9 vjeçar apo i mesëm.
Por, nisur po nga të njejtat të dhëna, rezulton se edhe në vitin 2023, familjet që kishin kryefamiljar pa asnjë nivel arsimi shpenzuan më shumë se një vit më parë. Kjo tendencë është vënë re edhe në dy vitet e mëparshme.
Nga analiza e “Scan Intel” rezulton se niveli i shpenzimeve për konsum nga familjet në të cilat kryefamiljari ka arsim të lartë llogaritet në rreth 115 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, në vitin 2023, familjet me kryfamiljarë me arsim 8-vjeçar shpenzuan 85,268 lekë në muaj, familjet me kryefamiljar me arsim të mesëm shpenzuan 96,176 lekë në muaj, ndërsa familjet me kryefamiljar pa asnjë nivel arsimi shpenzuar rreth 62 mijë lekë.
Nëse i referohemi analizës së ndryshimit vjetor për shpenzimet e këtyre familjeve shohim se rritjen më të madhe të shpenzimeve e kanë regjistruar familjet të cilat e kanë kryefamiljarin me arsim të mesëm, me 12.9%. Ndërkohë, familjet të cilët e kanë personin e referencës me arsim të lartë i kanë rritur shpenzimet me rreth 8%. Rënie të shpenzimeve me 0.2% kanë regjistruar familjet me arsim 8/9 vjeçar, ndërsa ato me asnjë nivel të përfunduar i rritën shpenzimet me 3.9%.
Por sa diferencë kanë në shpenzime këto familje me njëra tjetrën. Pra, sa vlen arsimi në vendin tonë. Nëse shohim diferencën mes shpenzimeve të një familje me arsim të lartë dhe atyre me kryefamiljar me arsim 8/9 vjeçar, të dhënat tregojnë se arrin në rreth 30 mijë lekë në muaj. Nga ana tjetër, diferenca mes arsimit të mesëm dhe të lartë vlerësohet në 19 mijë lekë. Ndërkohë, diferenca mes arsimit të mesëm dhe atij 8/9 vjeçar është rreth 10 mijë lekë.

80.5 mln euro lëndë drusore e djegur! - Në 9 muaj u shkrumbuan 46 mijë hektarë. Shifra më e lartë në 12 vite
Hamit Yzeiraj/SCAN Temperaturat përvëluese që na shoqëruan kryesisht përgjatë periudhës korrik-gusht, apo dhe zjarrvëniet me qëllim kanë shkaktuar dëme......

Kreditë afatgjata, më të preferuarat nga qytetarët - Arrin në 495 mld lekë vlera e tyre. Rritje me 3.3% vetëm në muajin gusht
Ledina Elezi/SCAN Deri në fund të muajit gusht, totali i huasë ka arritur në gati 800 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me 1.8% krahasuar......

Bashkitë “refuzojnë” paratë për përmbytjet dhe zjarret - Rama: Skandaloze, ka njësi që nuk kanë marrë kokërr leku
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht fondit në dispozicion për emergjencat civile, që përdoret nga bashkitë në raste përmbytjesh, zjarresh, apo për......

Kryeministri Rama, takim me kryebashkiakët - U kërkon më shumë impenjim për emergjencat dhe shërbimet publike
Gjatë një takimi me krerët e njësive vendore, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar më shumë impenjim në drejtim të emergjencave, si dhe shërbimeve......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 80.81 mld lekë
Ola Mitre / SCAN Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 8 - mujorit të......

Eurodeputetët kundërshtojnë shkurtimet e programeve të BE-së - Kërkojnë rritje të buxhetit për vitin 2025
Edel Strazimiri / SCAN Eurodeputetët në komitetin e buxhetit të Parlamentit Europian kanë kundërshtuar propozimet për shkurtime të programeve historike......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.5 lekë dhe 3është shitur me 90.5......

“Zhvilloni turizmin e qëndrueshëm!” - Holzmann: Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në rajon
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria duhet të përqendrohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kjo ishte një nga rekomandimet e Guvernatorit të Bankës......