Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2024, 12:57

80.5 mln euro lëndë drusore e djegur! - Në 9 muaj u shkrumbuan 46 mijë hektarë. Shifra më e lartë në 12 vite

Nga SCAN TV
80.5 mln euro lëndë drusore e djegur! - Në 9 muaj u shkrumbuan 46

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Temperaturat përvëluese që na shoqëruan kryesisht përgjatë periudhës korrik-gusht, apo dhe zjarrvëniet me qëllim kanë shkaktuar dëme ekonomike për sa I përket lëndës drusore të djegur.

Sipas faqes “EFFIS” e cila monitoron dhe menaxhon zjarret në pyje të Europës, vërehet se në Shiqpëri nga fillimi I vitit e deri në fund të shtatorit janë djegur rreth 46 mijë hektarë tokë në republikën e vendit të cilat erdhën si pasojë e 164 vatrave të zjarrit sipas asaj që raporton kjo faqe. Në 12 vitet e fundit kjo përbënë sipërfaqen më të madhe të djegur.

Nga ana tjetër sipas të dhënave nga Institutit të Statistikave, në një sipërfaqe prej 1 Ha ndodhen mesatarisht 50 metra kub lëndë drusore. E thënë ndryshe përgjatë periudhës janar-shtator të vitit aktual janë djegur  2.3 milionë metër kub dru.

Me një çmim tregu që varijon rreth 35 euro për metër kub, kostoja totale e cila është shkaktuar si pasojë e humbjes drusore nëpër pyje arrinë rreth 80 mln euro. Përveç temperaturave të larta, zjarrëvënia me qëllim ka qënë gjithashtu “protagonist” kryesor në shkaktimin e kësaj kostoje.

Edhe nga të dhënat nga ministria e brendshme tregojnë se viti 2024 pati një rritje të numrit të rasteve problematike që janë ndjekur nga zjarrëfikësit dhe forcat e rendit ku vetëm përgjatë muajit gusht u regjistruan 20 raste më shumë se gushtin e vitit të kaluar.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e  djeshme teksa është blerë sot me 89.5 lekë dhe 3është shitur me 90.5......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat