Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2024, 11:02

Mekanik dhe hidraulik me 600 euro/muaj nga Filipinet - Aga: Punonjësit e huaj i kursejnë biznesit të paktën 120 euro për pozicion

Nga SCAN TV
Mekanik dhe hidraulik me 600 euro/muaj nga Filipinet - Aga: Punonjësit e

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Mungesa e fuqisë punëtore në vend po zgjidhet nga ana e bizneseve përmes punonjësve të huaj, të cilët rezultojnë se kushtojnë edhe me lirë sesa ata vendas.

Kërkesa më e lartë është për sektorë si turizmi dhe shërbimet, ndërtimi apo manifaktura, të cilët kërkojnë  më së shumti punonjës që gëzojnë një zanat.

Suzana Aga, Ndërmjetësuese punësimi

“Një punonjës mermeri, specialist, dhe paga i arrin 1500 euro totale.  Ndërkohë që një punonjës nga jashtë vjen nga Filipinet, Afrika apo India me 600 euro. Plus 300 euro kosto akomodimi, plus 200 euro kosto shtesë ushqimi, shkon tek 1380 euro një punonjës i huaj, në krahasim me një punonjës shqiptar. Do të thoni a janë pagat kaq të larta në Shqipëri? Po, në Shqipëri nëse dikush punon hidraulik, profesionist mermeri, mekanik, etj 1500 euro, në agjencinë time unë kam kompani që paguajnë. Dhe unë ia siguroj nga Filipinet me 600 euro. Duket në pamje sikur ka shumë kosto shtesë, por tregu ka bërë që të shkojmë në të njëjtat kosto pak shuma”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21,460 banorë, duke shënuar një rritje me 18.2%, dhe afro gjysma e tyre, rreth 10,700 janë për arsye punësimi.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat