Serbia e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje për gazin

Serbia do të marrë furnizim me gaz natyror përmes ndërtimit të një linje interkonjeksioni Maqedoni e Veriut-Greqi. Lajmin e bëri të ditur kryeministri maqedonas, Hristian Mickoski, dhe homologu i tij serb, Milosh Vuçeviq, i cili po qëndron për vizitë në Shkup. Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp, shpjegoi se pozita gjeografike e Maqedonisë së Veriut është tepër e rëndësishme dhe shprehu përcaktimin e qeverisë së tij që si e tillë të shndërrohet në udhëkryq rrugor, energjetik dhe hekurudhor. "Me kryeministrin Vuçeviq biseduam për lidhjen energjetike mes dy vendeve, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e ndërtimit të interkonektorit të gazit që do të lidhë të dyja vendet. Ne tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderit. Financimi është i siguruar", tha Mickoski.
Kryeministri maqedonas përsëriti se korridori X-të dhe ai i VIII-të janë projekte strategjike. Ndërsa, pa dhënë ndonjë hollësi më shumë, tha se në takim është biseduar edhe për sfidat me të cilat përballet rajoni.
Mickoski paralajmëroi një vit të vështirë për sektorin energjetik, duke theksuar sfidat që vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë.
Vuçeviq dhe homologu i tij maqedonas, konfirmuan përcaktimin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme dhe njoftuan se deri në fund të vitit në qytetin serb, Nish, do të mbahet edhe një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.
Gjatë pritjes shtetërore që u organizua nga kryeministri Mickoski, u vërejt mungesa e ministrave shqiptarë.
Sondazh

Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për importin e mallrave nga Serbia
Qeveria e Kosovës vendosi të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Masa erdhi pas shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë......

Marrëveshja me bashkitë për legalizimet/ Drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore
https://youtu.be/pTOzuWzFzxk?si=5pfY2HCGO7jGJ02O Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe......

Viti më i thatë për lumenjtë në botë në 33 vjet: Organizata Botërore Meteorologjike bën thirrje për veprim!
Edel Strazimiri / SCAN Viti i kaluar ishte viti më i thatë për lumenjtë globalë në 33 vjet, paralajmëron një raport i ri i koordinuar nga Organizata......

49 mijë fermerë përfituan subvencione - AZHBR: U financuan 1,7 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve
Ernilda Luzi/Scan Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më......

A po rimëkëmbet euro? - Me mbarimin e efektit sezonal, fillon të “zbutet” forcimi i mëtejshëm i lekut
Ledina Elezi/SCAN Monedha evropiane ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë edhe në javën e parë të tetorit, por duke fituar një farë......

Bizneset, në “garë” për importin e pajisjeve - Duhet të prenotojnë kuotat për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë
Ola Mitre / SCAN Çdo vit në Shqipëri do lejohet të importohet vetëm një sasi e caktuar frigoriferësh apo kondicionerësh. Kjo, pasi këto pajisje......

Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil - Janar-gusht, 312 mijë individë kanë siguruar mjetin për daljet jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Rreth 312 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë territorit të vendit me mjetet e tyre personale,......

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së - Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve
Elisabeta DOSKU/ SCAN Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH......