Marrëveshja me bashkitë për legalizimet/ Drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore

https://youtu.be/pTOzuWzFzxk?si=5pfY2HCGO7jGJ02O
Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe Bashkitë, të cilat do të koordinojnë punën mes qytetarëve dhe Kadastrës. Në një intervistë ekskluzive për Tv Scan, Drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës Lorena Goxhobelli, tha se përfshirja e njësive të qeverisjes vendore do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit. Deri më tani marrëveshja është firmosur nga 40 për qind e bashkive.
“Bashkitë, si njohëse shumë të mira të institucionit që ato drejtojnë. Janë në gjendje të përcaktojnë zonat të cilat paraqesin një densitet më të lartë të objekteve informale. Janë ato që do udhëhqein, siçe ka thënë edhe kryeministri, procesin e identifikimit të zonave prioritare dhe do shërbejnë si urë lidhëse midis qytetarëve dhe ASHK-së në plotësimin e dosjes së aplikimit për qytetarë, të cilët për një arsye ose një tjetër nuk kanë arritur ta finalizojnë”,-tha drejtoresha e kadastrës
Në takimin prezantues të nismës, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama u tha se bashkitë do të vendosin prioritetet dhe ritmin e planit të punës, ç’ka do të thotë se do të përcaktojnë, se cilat zona do të kenë përparësi për të përmbyllur praktikën e legalizimit. Por, po ashtu do të asistojnë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit, do të koordinojnë komunikimin midis palëve, si edhe do të vendosin në dispozicion burime financiare dhe njerëzore shtesë në rastet kur do të jetë e nevojshme. Janë më shumë se 230 mijë ndërtesa pa leje në të gjithë vendin, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Drejtoresha e Kadastrës tha se po shihet mundësia e unifikimit të praktikave për pajisjen e qytetarëve me dokumentin e pronësisë.
“Jemi duke punuar në kuadër të unifikimit të praktikave, pra është një shërbim kadastral. Pavarësisht nga cila zyrë trajtohet, të trajtohet në mënyrë të njëjtë. Po punojmë për unfikimin e praktikave, mendojmë se do i japë një hov të ri. Po punojmë gjithashtu edhe në drejtim të përmirësimit të sistemit, i cili ka nevojën e vet për t’u koaluduar. Mendojmë se me lëvizjet e duhura, përfshirë edhe trajnimin e njerëzve, sepse edhe njerëzit kanë nevojë të mësohen me sistemin dhe të jenë më familjarë. Mendojmë se do përmirësohemi dhe do ta kthejmë ASHK-në në një institucion që është eficcent dhe që jep shërbimin kadastral në kohë dhe me përgjegjësi”, tha Goxhobelli.
Angazhimi, sipas Goxhobellit është që procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje të përmbyllet brenda afatit ligjor që është 2028, viti që do të shënjojë edhe vijën e kuqe sa i takon ndërtimeve pa leje. Lidhur me procesin e regjistrimit të tokave me ligjin 7501, drejtoresha e Kadastrës bëri me dije edhe praktikën që duhet të ndiqet nga qytetarët.
“Një qytetar që ka një AMTP aplikon te e-albania nëpërmjet AMTP-së së tij origjinale, certefikatën aktuale dhe certefikatën nga 01.08.1991, apo nëse ka qenë pjesë e ndërmarrjeve bujqësore, bashkë me ndryshimet në 01.10.1992.
Më pas është drejtoria vendore që bën një verifikim të dokumetacionit arkivor të kohës, që është marrë nga njësia e qeverisjes vendore, nga komisionet e ndarjes së tokës së kohës, nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së kohë në këshillat e qarqeve dhe në prefecture”, u shpreh drejtoresha e kadastrës.
Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton qartë se regjistrimi i Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi do të bëhet vetëm nëse përmbushen 3 kritere. Kështu, duhet që përfituesi i AMTP-së të ketë qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia gjatë krijimit të kooperativës apo ndërmarrjes bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperative ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi toka, për të cilën është lëshuar AMTP-ja, nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.
Sondazh

Viti më i thatë për lumenjtë në botë në 33 vjet: Organizata Botërore Meteorologjike bën thirrje për veprim!
Edel Strazimiri / SCAN Viti i kaluar ishte viti më i thatë për lumenjtë globalë në 33 vjet, paralajmëron një raport i ri i koordinuar nga Organizata......

49 mijë fermerë përfituan subvencione - AZHBR: U financuan 1,7 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve
Ernilda Luzi/Scan Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më......

A po rimëkëmbet euro? - Me mbarimin e efektit sezonal, fillon të “zbutet” forcimi i mëtejshëm i lekut
Ledina Elezi/SCAN Monedha evropiane ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë edhe në javën e parë të tetorit, por duke fituar një farë......

Bizneset, në “garë” për importin e pajisjeve - Duhet të prenotojnë kuotat për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë
Ola Mitre / SCAN Çdo vit në Shqipëri do lejohet të importohet vetëm një sasi e caktuar frigoriferësh apo kondicionerësh. Kjo, pasi këto pajisje......

Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil - Janar-gusht, 312 mijë individë kanë siguruar mjetin për daljet jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Rreth 312 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë territorit të vendit me mjetet e tyre personale,......

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së - Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve
Elisabeta DOSKU/ SCAN Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH......

Kur do të ndodhë anëtarësimi në BE? - Shqiptarët besojnë deri në 2030, ndërsa Serbia thotë "kurrë"
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të fundit të Barometrit të Ballkanit, shqiptarët mbeten optimistë lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin......

“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” - Sallaku: Këtë vit nis zbatimi i marrëveshjes me universitetin BOKU
Lidion Kulla/Scan Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë......