Shqipëria Postuar më 7 Tetor 2024, 12:51

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së - Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve

Nga SCAN TV
Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së - Tatimet, kritere

Elisabeta DOSKU/ SCAN

 

Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë.

Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut pa e kaluar atë, do aplikohen nga administrata tatimore në sektorë të caktuar.

Nga ana tjetër pritet të ndryshojë dhe procedura që ndiqet për deklarimin  e TVSH-së.

Duke qenë se fiskalizimi si reforma më madhore e implementuar nga administrata tatimore gjatë viteve të fundit ndryshoi rrënjësisht mënyrën e faturimit, duke sjellë faturimin dhe deklarimin pranë tatimeve në kohë reale, tashmë po punohet më tej për konsolidimin e procesit të fiskalizimit. Konkretisht, parashikohet të  bëhet funksional një moduli risku vetëm për ketë proces dhe zhvillimin e raporteve Business Intelligent që do ndihmojnë në një gjurmim më të lehtë dhe më efikas të subjekteve mospërmbushës ndaj detyrimit të TVSH-së.

Administrata tatimore ka mundësuar parambushjen dhe deklarimin automatik të librave të shitjes dhe blerjes si dhe në të ardhmen e shpejtë synon parambushjen dhe deklarimin automatik të deklaratës së TVSH-së.

Parambushja e deklaratës së TVSH parashikohet të bëhet brenda vitit 2026 dhe me këtë proces mbyllet cikli i deklarimit automatik që nga faturimi deri në deklarimin final të TVSH-së, duke bërë të mundur që  kështu administrata tatimore të disponojë në kohë reale ecurinë e deklarimit të TVSH-së për çdo tatimpagues.

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

  Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat