Rruga Elbasan-Lekaj kthehet në autostradë - ARRSH hap 6 tenderë me fond limit 150 mln euro. Aksi është pjesë e korridorit VIII

Ola Mitre / SCAN
Aksi rrugor nga Elbasani në Rrogozhinë do të kthehet në autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Me një fond limit total prej 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 6 tenderë për ndërtimin e kësaj rruge, që është pjesë e korridorit 8.
Sipas dokumenteve të tenderit projekti fillon në afërsi të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku do të bëhet lidhja me bypassin e Elbasain që është në projektim e deri në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të korridorit blu. Gjatësia e rrugës është 40.7km dhe kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karine) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë).
Nisur nga kategoria e rrugës shpejtësia e lejuar pas përfundimit të punimeve do të jetë në intervalin 90 km/orë deri në 140 km/orë.
Korridori 8” konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, pasi pritet të çojë në një rang tjetër flukset në porte, aeroporte dhe logjistikë, teksa sipas studimeve do të ketë një rritje të volumeve në porte mbi 40%.
Gjurma kryesore e Korridorit 8 përfshin portet detare dhe lumore, aeroportet, portet multimodale, rrugët dhe hekurudhat, me një total prej 1270 km hekurudha dhe 960 km rrugë. Ai nis nga portet jugore italiane të Barit dhe Brindisit në portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, më pas përmes kryeqyteteve – Tiranë, Shkup, Sofje – përmes Plovdivit, duke përfunduar në portet bullgare të Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
Në territorin shqiptar ai shtrihet në rreth 154 km, teksa aktualisht po punohet edhe në 8 lot-e të tjerë nga Elbasani, në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Sondazh

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

“Konflikti në Lindjen e Mesme prek ekonominë globale” - FMN shpreh shqetësim për pasoja të rëndësishme në të ardhmen
Kristi Ceta/SCAN Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se një përshkallëzim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja të rëndësishme ekonomike......

Mbi 20 mijë studentë nisin vitin e ri akademik - Ministrja Manastirliu: Suksese në rrugëtimin drejt dijes!
Ernilda Luzi/ Scan Ka nisur sot viti i ri akademik 2024-2025, ku mbi 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e auditorëve. Degët më të......

Google shqyrton përdorimin e energjisë bërthamore - Investimet për inteligjencën artificiale sjellin nevojën për burime të reja
Kristi Ceta/SCAN Sipas CEO-s së Google, Sundar Pichai, energjia bërthamore një ditë mund të furnizojë disa nga qendrat e të dhënave të inteligjencës......

Financat palestineze, në rënie të lirë - Konflikti ka shkaktuar një tkurrje prej 86% në ekonominë e Gazës
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa forcat izraelite rrafshojnë Rripin e Gazës dhe Libanin jugor, populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor po përjeton një......

Gjermania, kundër energjisë bërthamore - Berlini kërkon përjashtimin e saj nga financimet e BE
Kristi Ceta/SCAN Duke përcaktuar prioritetet kryesore për Marrëveshjen e Industrisë së Pastër të BE-së, Sekretari Gjerman i Shtetit për Ekonominë, Sven......

Meta prezanton Movie Gen - Modeli i ri përdor inteligjencën artificiale për të krijuar video, audio
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta ka ndërtuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur Movie Gen, që mund të krijojë video dhe......

Sa kushton marrëveshja e pensioneve me Italinë? - Në 7 vite pritet të alokohen 134.8 milionë euro
Diamila Leka/ Scan Miratohet nga Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, amendamenti për alokimin e fondeve në......