Financat palestineze, në rënie të lirë - Konflikti ka shkaktuar një tkurrje prej 86% në ekonominë e Gazës

Kristi Ceta/SCAN
Ndërsa forcat izraelite rrafshojnë Rripin e Gazës dhe Libanin jugor, populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor po përjeton një kolaps të rëndë ekonomik, sipas një raporti nga Banka Botërore.
Në veçanti, Banka Botërore po i kërkon Izraelit të anulojë vendimet e fundit të njëanshme për të ndaluar të ardhurat doganore të Autoritetit Palestinez, për të siguruar që ky i fundit të mund të përmbushë detyrimet jetike fiskale, si pagat, pensionet dhe shërbimet sociale. Këto janë të ardhurat palestineze nga mallrat e importuara, të cilat Tel Avivi po i sekuestron duke intensifikuar mbytjen ekonomike të territoreve të pushtuara.
Shifrat zyrtare në raport tregojnë një rënie prej 35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të 2024 për territoret palestineze në tërësi, duke shënuar tkurrjen më të madhe ekonomike të regjistruar ndonjëherë. Konflikti e ka sjellë ekonominë e Gazës në prag të kolapsit total, me një tkurrje marramendëse prej 86% në tremujorin e parë të 2024.
Në të njëjtën kohë, ekonomia e Bregut Perëndimor u tkurr me 25% në tremujorin e parë të 2024, me sektorët e tregtisë, shërbimeve, ndërtimit dhe prodhimit që shfaqin rëniet më të ndjeshme.
Ndikimi njerëzor ishte shkatërrues: rreth 40,000 njerëz vdiqën dhe 30,000 u plagosën rëndë. Armiqësitë e vazhdueshme dhe mbyllja kanë penguar furnizimet thelbësore të hyjnë në Rripin e Gazës.
Hendeku i financimit të Autoritetit Palestinez parashikohet të arrijë në 1.86 miliardë dollarë në vitin 2024, më shumë se dyfishi i deficitit të vitit 2023, gjë që mund të krijojë rreziqe në rritje të dështimit sistemik. Shqetësues është fakti që ky hendek vijon të mbulohet kryesisht nga huamarrja prej bankave vendase dhe detyrimet e prapambetura ndaj sektorit privat, nëpunësve civilë dhe fondit të pensioneve.
Papunësia ka arritur nivele të larta rekord si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gaza. Për shkak të humbjeve të vendeve të punës dhe zvogëlimit të orarit, 87.2% e punëtorëve të Bregut Perëndimor panë tkurrjen e të ardhurave të familjeve të tyre. Gjithashtu, kostoja e mallrave bazë është rritur me afërsisht 250 për qind.
Rreth 1/3 e popullsisë jeton në varfëri ekstreme, duke vuajtur mungesa të mëdha ushqimore dhe si pasojë shkallë më të lartë të vdekjeve.
Sondazh

Gjermania, kundër energjisë bërthamore - Berlini kërkon përjashtimin e saj nga financimet e BE
Kristi Ceta/SCAN Duke përcaktuar prioritetet kryesore për Marrëveshjen e Industrisë së Pastër të BE-së, Sekretari Gjerman i Shtetit për Ekonominë, Sven......

Meta prezanton Movie Gen - Modeli i ri përdor inteligjencën artificiale për të krijuar video, audio
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta ka ndërtuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur Movie Gen, që mund të krijojë video dhe......

Sa kushton marrëveshja e pensioneve me Italinë? - Në 7 vite pritet të alokohen 134.8 milionë euro
Diamila Leka/ Scan Miratohet nga Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, amendamenti për alokimin e fondeve në......

Ministri Malaj zhvillon një takim me dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit – Në fokus, Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte......

Djathi më i vjetër në botë është 3600 vjeçar!
Edel Strazimiri / SCAN Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të analizojnë ADN-në e nxjerrë nga mostrat e djathit të gjetura në trupat e disa......

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve miopë do të rritet me gati 70 % deri në vitin 2050? Shkaqet!
Edel Strazimiri / SCAN Deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë ndërmjet moshës 5 dhe 19 vjeç do të jenë miop: ky është parashikimi i një......

Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar! Cila është arsyeja?
Edel Strazimiri / SCAN Disa pjesë të Europës po përballen me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, pas një vere ekstreme në të gjithë kontinentin.......

Roboti ndërton banesa pa çimento - Metoda inovative redukton përdorimin e karbonit dhe rrit efikasitetin
Kristi Ceta/SCAN Një mënyrë e re për të ndërtuar një shtëpi të tërë duke përdorur materiale të lira, të bollshme, të qëndrueshme, pa çimento, mund të......