Roboti ndërton banesa pa çimento - Metoda inovative redukton përdorimin e karbonit dhe rrit efikasitetin

Kristi Ceta/SCAN
Një mënyrë e re për të ndërtuar një shtëpi të tërë duke përdorur materiale të lira, të bollshme, të qëndrueshme, pa çimento, mund të ndihmojë të gjithë industrinë të reduktojë përdorimin e karbonit, sipas Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë.
Ekipi në Institutin e Zyrihut ka zhvilluar një robot që mund të printojë 3D një mur duke përdorur një përzierje të materialit ndërtimor. Kjo metodë krijon mure pa nevojën për kallëp, që normalisht do të mbante betonin në formë ndërsa ai thahej.
"Ne në thelb po e gjuajmë materialin me një shpejtësi të lartë dhe e ngjeshim atë në shtresat e mëparshme me anë të goditjes," tha Dr Lauren Vasey, një inxhiniere dhe arkitekte që tani studion robotikën e ndërtimit.
Teknika përdor një qasje unike për printimin 3D, në të cilin një robot gjuan tufat e materialit ndërtimor me një shpejtësi prej 10 metrash në sekondë, duke i lidhur ato me njëra-tjetrën dhe duke formuar gradualisht një mur. Procesi ndryshon nga printimi tradicional 3D sepse nuk ka nevojë për të pritur që shtresa e mëparshme të thahet përpara se të aplikohet tjetra, duke lejuar një ndërtim më efikas.
Projekti është krijuar për t'i bërë materialet e qëndrueshme të ndërtimit më konkurruese në kosto dhe përdor një përzierje me bazë toke, e cila përfshin mbetjet e sheshit të ndërtimit dhe një sasi minimale aditivësh si llumi dhe balta.
"Rezultati më i madh nga ndërtimi në fakt është ky material i gërmuar. Pra, kur bëni një projekt të ri ndërtimi, ndalesa e parë që bëni është gërmimi i vendit. Dhe kështu ne duam të përfitojmë nga përdorimi i materialeve natyrore lokale si materiale ndërtimi," tha Vasey.
Printeri është montuar në platforma të ndryshme, duke përfshirë një ekskavator me këmbë autonome, i zhvilluar nga Laboratori i Sistemeve Robotike në Institutin e Zyrihut, dhe deri më tani është përdorur për të ndërtuar me sukses struktura të larta deri në 3 metra.

“Vetëm 5% e punëve mund të zëvendësohen nga IA” - Ekonomisti paralajmëron se investimet nuk do të përmbushin pritshmëritë
Kristi Ceta/SCAN Ekonomisti dhe profesori i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, Daron Acemoglu, tha se gjithë entuziazmi që rrethon......

Më shumë para’ të sekuestruara nga policia - MB: Gjatë 8 muajve të parë të vitit janë rritur dhe rastet e falsifikimeve
Hamit Yzeiraj/SCAN Të dhënat nga Ministria e Brendshme nxjerrin në pah një rritje e ndjeshme e parave të konfiskuara në valutën euro, përveç një......

Italia synon rritje taksash për kompanitë më fitimprurëse - Njoftimi i Ministrit të Ekonomisë ndikon negativisht në bursën e Milanos
Kristi Ceta/SCAN Italia planifikon të rrisë tatimin për kompanitë që operojnë në sektorë që përfitojnë nga kushte të favorshme biznesi, tha Ministri i......

Britania, mbi 21 mld paund për energjinë e pastër - Vendi planifikon të arrijë zero emetime karboni deri në 2050
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe do të sigurojë financim deri në 21.7 miliardë paund gjatë 25 viteve për të zhvilluar kapjen dhe ruajtjen e karbonit,......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 8 muaj, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1200 mWh energji
Ola Mitre / SCAN Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e......

51% e kredisë në lekë u përdor për overdraft - Për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizneset preferuan më tepër huanë në euro
Ledina Elezi/SCAN Gjatë muajit gusht, bizneset kanë preferuar të marrin më tepër kredi në euro sesa në lekë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë......

Bonusi i lindjeve, shpërndahen 6 milionë euro më pak - Rënia e lindshmërisë dhe emigrantët, faktorët kryesorë
Elisabeta Dosku/ SCAN Bonusi i lindjeve është shpërndarë në një vlerë 6 milionë euro më pak në 8 mujorin e parë të vitit, në raport me planifikimin e......

Ministri Gonxhja prezanton marrëveshjen e pensioneve me Italinë: “Hapa të rëndësishëm për rritjen e mundësive për qytetarët”
Ernilda Luzi/ Scan Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2024, Ministri Gonxhja u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se u......