Italia synon rritje taksash për kompanitë më fitimprurëse - Njoftimi i Ministrit të Ekonomisë ndikon negativisht në bursën e Milanos

Kristi Ceta/SCAN
Italia planifikon të rrisë tatimin për kompanitë që operojnë në sektorë që përfitojnë nga kushte të favorshme biznesi, tha Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke goditur aksionet në bursën e Milanos.
Giorgetti nuk dha detaje, por përmendi prodhuesit e armëve si shembull të një sektori që po kalon një periudhë pozitive biznesi. "Do të ketë një thirrje të përgjithshme për të gjithë që të kontribuojnë, jo vetëm bankat," shtoi ai.
Disa tregtarë thanë se vërejtjet e tij rënduan në indeksin e bursës së Milanos (FTSE MIB), që u mbyll me rënie 1.5%, me stoqet e energjisë dhe financiare ndër performuesit më negativë.
Italia po punon për një buxhet të vitit 2025 me masa që vlejnë rreth 25 miliardë euro, kryesisht të dedikuara për uljen e taksave mbi të ardhurat dhe kontributet sociale.
Sipas planit, Roma do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 3.3% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 2.9% sipas tendencave aktuale, duke mbledhur rreth 9 miliardë euro hua shtesë për të financuar paketën.
Pjesa tjetër do të financohet domosdoshmërisht nëpërmjet një kombinimi të të ardhurave më të larta fiskale dhe shkurtimeve të shpenzimeve.
“Ne do të miratojmë një buxhet që do të kërkojë sakrifica nga të gjithë”, theksoi Giorgetti.
Ndër masat që po studiohen, Thesari tha në një deklaratë se planifikonte t'i jepte fund një zbritjeje të akcizës për naftën, duke siguruar që tatimi i përgjithshëm mbi karburantin të mbetet i pandryshuar.

Britania, mbi 21 mld paund për energjinë e pastër - Vendi planifikon të arrijë zero emetime karboni deri në 2050
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe do të sigurojë financim deri në 21.7 miliardë paund gjatë 25 viteve për të zhvilluar kapjen dhe ruajtjen e karbonit,......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 8 muaj, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1200 mWh energji
Ola Mitre / SCAN Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e......

51% e kredisë në lekë u përdor për overdraft - Për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizneset preferuan më tepër huanë në euro
Ledina Elezi/SCAN Gjatë muajit gusht, bizneset kanë preferuar të marrin më tepër kredi në euro sesa në lekë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë......

Bonusi i lindjeve, shpërndahen 6 milionë euro më pak - Rënia e lindshmërisë dhe emigrantët, faktorët kryesorë
Elisabeta Dosku/ SCAN Bonusi i lindjeve është shpërndarë në një vlerë 6 milionë euro më pak në 8 mujorin e parë të vitit, në raport me planifikimin e......

Ministri Gonxhja prezanton marrëveshjen e pensioneve me Italinë: “Hapa të rëndësishëm për rritjen e mundësive për qytetarët”
Ernilda Luzi/ Scan Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2024, Ministri Gonxhja u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se u......

Projekti i Kabllos Energjetike nënujore Shqipëri-Itali, Artan Gjergji: Si mund ta transformojë tregun energjetik shqiptar
https://www.youtube.com/watch?v=bKRczkMhoqE&t=1709s Eksperti i ekonomisë dhe tregjeve financiare, Artan Gjergji, diskuton potencialin e Shqipërisë për të......

46 mln euro për dy projekte të reja rrugore - ARRSH hap tenderët për Fier-Fratar dhe Bërdicë-Ura e Bahçallëkut
Ola Mitre/SCAN Me një fond limit prej rreth 4.6 mld lekë apo 46 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për 2 projekte të reja......

Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore në rajon - Rritja e çmimeve përbën problem për qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2024, në një anketim që analizon sfidat kryesore të ekonomive në Ballkanin......