“Vetëm 5% e punëve mund të zëvendësohen nga IA” - Ekonomisti paralajmëron se investimet nuk do të përmbushin pritshmëritë

Kristi Ceta/SCAN
Ekonomisti dhe profesori i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, Daron Acemoglu, tha se gjithë entuziazmi që rrethon inteligjencën artificiale është i panevojshëm dhe mund të mos përmbushë pritshmëritë e larta.
Ai tha se "shumë para do të shpërdorohen dhe vetëm 5% e vendeve të punës mund të zëvendësohen ose të ndihmohen shumë nga teknologjitë e reja gjatë dekadës së ardhshme.” Profesori theksoi se përfitimet ekonomike që kompanitë shpresojnë nga inteligjenca artificiale mund të mos realizohen, pasi “nuk mund të ketë një revolucion ekonomik nga ai 5%".
Sipas Acemoglu, janë tre skenarë të mundshëm për historinë e IA dhe asnjë nuk është veçanërisht i mirë, tha ai. Skenari më optimist është që entuziazmi i inteligjencës artificiale të ftohet gradualisht dhe disa aplikacione të teknologjisë të zënë vend.
Në skenarin e dytë, furia rritet edhe për një vit apo më shumë, duke çuar në një përplasje të stoqeve të teknologjisë që i lë investitorët, drejtuesit dhe studentët të zhgënjyer.
Në një skenar tjetër, furia e inteligjencës artificiale mund të zgjasë për shumë vite të tjera duke çuar në ndërmarrjet që zëvendësojnë punët e njerëzve me teknologjitë e reja "pa kuptuar se çfarë do të bëjnë me të". Pas kësaj, kompanitë do të përpiqen të rikthejnë punëtorët kur ato përfundimisht të kuptojnë se teknologjia nuk funksionon, vazhdoi ai.
Një kombinim i skenarit të dytë dhe të tretë është më i mundshmi, sipas Acemoglu, pasi "kur entuziazmi intensifikohet, rënia nuk ka gjasa të jetë e butë".
Ekonomisti tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë modelet e mëdha gjuhësore si ChatGPT, por ato nuk do të zëvendësojnë njerëzit në vendin e punës edhe për një kohë shumë të gjatë.
Sondazh

Më shumë para’ të sekuestruara nga policia - MB: Gjatë 8 muajve të parë të vitit janë rritur dhe rastet e falsifikimeve
Hamit Yzeiraj/SCAN Të dhënat nga Ministria e Brendshme nxjerrin në pah një rritje e ndjeshme e parave të konfiskuara në valutën euro, përveç një......

Italia synon rritje taksash për kompanitë më fitimprurëse - Njoftimi i Ministrit të Ekonomisë ndikon negativisht në bursën e Milanos
Kristi Ceta/SCAN Italia planifikon të rrisë tatimin për kompanitë që operojnë në sektorë që përfitojnë nga kushte të favorshme biznesi, tha Ministri i......

Britania, mbi 21 mld paund për energjinë e pastër - Vendi planifikon të arrijë zero emetime karboni deri në 2050
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe do të sigurojë financim deri në 21.7 miliardë paund gjatë 25 viteve për të zhvilluar kapjen dhe ruajtjen e karbonit,......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 8 muaj, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1200 mWh energji
Ola Mitre / SCAN Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e......

51% e kredisë në lekë u përdor për overdraft - Për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizneset preferuan më tepër huanë në euro
Ledina Elezi/SCAN Gjatë muajit gusht, bizneset kanë preferuar të marrin më tepër kredi në euro sesa në lekë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë......

Bonusi i lindjeve, shpërndahen 6 milionë euro më pak - Rënia e lindshmërisë dhe emigrantët, faktorët kryesorë
Elisabeta Dosku/ SCAN Bonusi i lindjeve është shpërndarë në një vlerë 6 milionë euro më pak në 8 mujorin e parë të vitit, në raport me planifikimin e......

Ministri Gonxhja prezanton marrëveshjen e pensioneve me Italinë: “Hapa të rëndësishëm për rritjen e mundësive për qytetarët”
Ernilda Luzi/ Scan Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2024, Ministri Gonxhja u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se u......

Projekti i Kabllos Energjetike nënujore Shqipëri-Itali, Artan Gjergji: Si mund ta transformojë tregun energjetik shqiptar
https://www.youtube.com/watch?v=bKRczkMhoqE&t=1709s Eksperti i ekonomisë dhe tregjeve financiare, Artan Gjergji, diskuton potencialin e Shqipërisë për të......