Ministri Malaj zhvillon një takim me dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit – Në fokus, Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027!

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi i draft Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, për të cilën Ministria e Financave ka hapur procesin e konsultimit publik.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi rëndësinë e konsultimit publik të draft strategjisë me të gjitha grupet e interesit, përfshirë atë me dhomat dhe shoqata e tregtisë, në mënyrë që të finalizohet një dokument sa më gjithëpërfshirës dhe të garantohet zbatimi me efikasitet.
Ministri informoi pjesëmarrësit se draft strategjia përbëhet nga tre shtylla kryesore: rishikimi i politikave tatimore; miradministrimi tatimor; dhe miradministrimi doganor. Komponentët kryesorë të shtyllës së parë lidhen me rishikimin e përjashtimeve apo rishikimin e normave të reduktuara të tatimeve direkte dhe indirekte, si dhe rishikimin e taksës mbi pasuritë.
“Si rezultat i implementimit të masave nën këtë shtyllë, si Ministri e Financave parashikojmë të mbledhim rreth 9 miliardë lekë më shumë deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Malaj.
Sa i përket shtyllës së miradministrimit tatimor, Ministri Malaj e konsideroi atë si një ndër më të rëndësishmet, pasi ka në fokus të saj reduktimin e punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagave reale; krijimin e instrumenteve për profilizimin dhe investigimin e rasteve të shmangies tatimore nga ana e tatimpaguesve, qofshin këto subjekte apo individë; dixhitalizimin e plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, me qëllim për të rritur deklarimet dhe për të ulur informalitetin.
“Kjo është shtylla më e rëndësishme për vetë faktin që nëpërmjet implementimit të masave të kësaj shtylle ne parashikojmë që të rrisim të ardhurat tatimore me rreth 51 miliardë lekë më shumë deri në fund të vitit 2027”, tha ai.
Shtylla e tretë e draft strategjisë është ajo e miradministrimin doganor, me fokus në: zhvillimin e sistemeve të IT-së, në mënyrë që të modernizohen ose të përditësohen profilizimet e riskut dhe zhvillimi i të dhënave, duke siguruar një rritje të qëndrueshme në mbledhjen e të ardhurave, qoftë kjo TVSH-ja, akciza apo tarifa doganore; rritjen e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar; si dhe rritjen e bashkëpunimit me partnerët në luftën kundër informalitetit dhe kontrabandës.
Takimi vijoi me një prezantim të detajuar të draft strategjisë nga zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero dhe me diskutimet e pjesëmarrësve. Diskutimet do të ndiqen nga dërgimi i komenteve specifike mbi dokumentin, të cilat do të shqyrtohen më pas në nivel teknik para se dokumenti final të përcillet për miratim në Këshillin e Ministrave.
Draft Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 është hartuar nga Ministria e Financave në konsultim dhe dakordësim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian. Miratimi i saj nga qeveria shqiptare është një parakusht që duhet të përmbushet në mënyrë që Shqipëria të përfitojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian për rritjen e Ballkanit Perëndimor.
Sondazh

Djathi më i vjetër në botë është 3600 vjeçar!
Edel Strazimiri / SCAN Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të analizojnë ADN-në e nxjerrë nga mostrat e djathit të gjetura në trupat e disa......

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve miopë do të rritet me gati 70 % deri në vitin 2050? Shkaqet!
Edel Strazimiri / SCAN Deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë ndërmjet moshës 5 dhe 19 vjeç do të jenë miop: ky është parashikimi i një......

Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar! Cila është arsyeja?
Edel Strazimiri / SCAN Disa pjesë të Europës po përballen me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, pas një vere ekstreme në të gjithë kontinentin.......

Roboti ndërton banesa pa çimento - Metoda inovative redukton përdorimin e karbonit dhe rrit efikasitetin
Kristi Ceta/SCAN Një mënyrë e re për të ndërtuar një shtëpi të tërë duke përdorur materiale të lira, të bollshme, të qëndrueshme, pa çimento, mund të......

“Vetëm 5% e punëve mund të zëvendësohen nga IA” - Ekonomisti paralajmëron se investimet nuk do të përmbushin pritshmëritë
Kristi Ceta/SCAN Ekonomisti dhe profesori i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, Daron Acemoglu, tha se gjithë entuziazmi që rrethon......

Më shumë para’ të sekuestruara nga policia - MB: Gjatë 8 muajve të parë të vitit janë rritur dhe rastet e falsifikimeve
Hamit Yzeiraj/SCAN Të dhënat nga Ministria e Brendshme nxjerrin në pah një rritje e ndjeshme e parave të konfiskuara në valutën euro, përveç një......

Italia synon rritje taksash për kompanitë më fitimprurëse - Njoftimi i Ministrit të Ekonomisë ndikon negativisht në bursën e Milanos
Kristi Ceta/SCAN Italia planifikon të rrisë tatimin për kompanitë që operojnë në sektorë që përfitojnë nga kushte të favorshme biznesi, tha Ministri i......

Britania, mbi 21 mld paund për energjinë e pastër - Vendi planifikon të arrijë zero emetime karboni deri në 2050
Kristi Ceta/SCAN Britania e Madhe do të sigurojë financim deri në 21.7 miliardë paund gjatë 25 viteve për të zhvilluar kapjen dhe ruajtjen e karbonit,......