Bota Postuar më 7 Tetor 2024, 10:37

Meta prezanton Movie Gen - Modeli i ri përdor inteligjencën artificiale për të krijuar video, audio

Nga SCAN TV
Meta prezanton Movie Gen - Modeli i ri përdor inteligjencën

Kristi Ceta/SCAN

 

Pronari i Facebook, Meta ka ndërtuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur Movie Gen, që mund të krijojë video dhe klipe audio realistike në përgjigje të kërkesave të përdoruesve, Ky projekt synon të rivalizojë mjetet e startup-eve që udhëheqin tregun në këtë fushë, si OpenAI dhe ElevenLabs.

Shembujt e krijimeve të Movie Gen treguan video të kafshëve që notonin dhe bënin sërf, si dhe video duke përdorur foto reale të njerëzve dhë përshkrime që i bënin ata të realizonin veprime të ndryshme, sipas komandës.

Movie Gen gjithashtu mund të gjenerojë muzikë në sfond dhe efekte zanore të sinkronizuara me përmbajtjen e videove, tha Meta në një postim në blog, si dhe të modifikojë videot ekzistuese. Videot e krijuara mund të zgjasin deri në 16 sekonda, ndërsa audiot mund të jenë deri në 45 sekonda.

Njoftimi vjen pasi Hollivudi po përpiqet të përdorë teknologjinë gjeneruese të videove me inteligjencë artificiale këtë vit, pasi OpenAI tregoi i pari në shkurt se si produkti i tij Sora mund të krijonte video të ngjashme me filmat artistikë në përgjigje ndaj kërkesave të tekstit.

Teknologët në industrinë e argëtimit janë të gatshëm të përdorin mjete të tilla për të përmirësuar dhe përshpejtuar krijimin e filmave, ndërsa të tjerë shqetësohen për sistemet që duket se janë trajnuar mbi veprat e të tjerëve pa marrë leje nga autorët.

Ligjvënësit gjithashtu kanë theksuar shqetësimet rreth mënyrës se si falsifikimet e krijuara nga inteligjenca artificiale, po përdoren në proceset zgjedhjore në mbarë botën, si në SHBA, Pakistan, Indi dhe Indonezi.

Zëdhënësit e Meta thanë se kompania nuk ka gjasa të lëshojë Movie Gen për përdorim të hapur nga zhvilluesit, siç ka bërë me serinë e saj Llama, duke thënë se i konsideron rreziqet individualisht për secilin model. Sipas postimit në blog, kompania përdori një përzierje të të dhënave të licencuara dhe të disponueshme publikisht për të ndërtuar Movie Gen.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat