Google shqyrton përdorimin e energjisë bërthamore - Investimet për inteligjencën artificiale sjellin nevojën për burime të reja

Kristi Ceta/SCAN
Sipas CEO-s së Google, Sundar Pichai, energjia bërthamore një ditë mund të furnizojë disa nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale të kompanisë.
Google, tha Pichai, po kërkon burime energjie që jo vetëm plotësojnë nevojat e larta për energji, por që gjithashtu përmbushin qëllimin për të reduktuar emetimet e karbonit. Gjiganti i kërkimit synon të arrijë emetime neto zero në të gjitha operacionet e veta deri në vitin 2030.
"Ishte një objektiv shumë ambicioz dhe ne ende do të punojmë me shumë dëshirë drejt tij. Natyrisht, trajektorja e investimeve për inteligjencën artificiale ka shtuar shkallën e vështirësisë," tha Pichai.
“Tani po shikojmë për investime shtesë, qofshin ato diellore, dhe vlerësimin e teknologjive si reaktorët e vegjël modularë bërthamorë, etj.,” shtoi ai, megjithëse nuk specifikoi se kur dhe ku kompania do të fillojë të sigurojë energji elektrike nga termocentralet bërthamore.
Kjo nuk është hera e parë që Google ka shprehur interes për alternativat e energjisë së pastër si energjia bërthamore. Në shtator 2023, ndërmarrja publikoi një postim në blog me një letër të bardhë, duke thënë se do të "vazhdonte të investonte ndjeshëm" në teknologjitë e energjisë së pastër si energjia gjeotermike dhe hidrogjeni.
Google nuk është i vetmi gjigant teknologjik që mendon të përdorë energjinë bërthamore për të fuqizuar qendrat e të dhënave. Të dy konkurrentët e tij, Amazon dhe Microsoft, kanë shpallur tashmë marrëveshje të energjisë elektrike me termocentralet bërthamore.
Në mars, Amazon nënshkroi një marrëveshje prej 650 milionë dollarësh për të blerë energji elektrike nga stacioni i energjisë bërthamore Susquehanna, sipas Financial Times. Më pas, në shtator, Microsoft firmosi një marrëveshje 20-vjeçare për të blerë energji nga centrali bërthamor Three Mile Island i Pensilvanisë. Reaktori, i cili u mbyll në vitin 2019, është planifikuar të rifillojë në vitin 2028.
Sondazh

Financat palestineze, në rënie të lirë - Konflikti ka shkaktuar një tkurrje prej 86% në ekonominë e Gazës
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa forcat izraelite rrafshojnë Rripin e Gazës dhe Libanin jugor, populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor po përjeton një......

Gjermania, kundër energjisë bërthamore - Berlini kërkon përjashtimin e saj nga financimet e BE
Kristi Ceta/SCAN Duke përcaktuar prioritetet kryesore për Marrëveshjen e Industrisë së Pastër të BE-së, Sekretari Gjerman i Shtetit për Ekonominë, Sven......

Meta prezanton Movie Gen - Modeli i ri përdor inteligjencën artificiale për të krijuar video, audio
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta ka ndërtuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur Movie Gen, që mund të krijojë video dhe......

Sa kushton marrëveshja e pensioneve me Italinë? - Në 7 vite pritet të alokohen 134.8 milionë euro
Diamila Leka/ Scan Miratohet nga Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, amendamenti për alokimin e fondeve në......

Ministri Malaj zhvillon një takim me dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit – Në fokus, Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte......

Djathi më i vjetër në botë është 3600 vjeçar!
Edel Strazimiri / SCAN Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të analizojnë ADN-në e nxjerrë nga mostrat e djathit të gjetura në trupat e disa......

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve miopë do të rritet me gati 70 % deri në vitin 2050? Shkaqet!
Edel Strazimiri / SCAN Deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë ndërmjet moshës 5 dhe 19 vjeç do të jenë miop: ky është parashikimi i një......

Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar! Cila është arsyeja?
Edel Strazimiri / SCAN Disa pjesë të Europës po përballen me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, pas një vere ekstreme në të gjithë kontinentin.......